KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në rigjykim, dënohet me 10 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Marmullë të Gjakovës
Siguri

Në rigjykim, dënohet me 10 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Marmullë të Gjakovës

Kosova News
Kosova News 16:55 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjakovë, në rigjykim e ka dënuar me 10 vite burgim të akuzuarin Prek Gjugja, i cili ngarkohej për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes”, që kishte ndodhur në vitin 2019 në fshatin Marmullë të Gjakovës.

Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri P. Gj (Prenk Gjugja)., akuzohet se “me datën 12 mars 2019, rreth orës 18:30, në fshatin Marmull, Komuna e Gjakovës, pikërisht afër shtëpisë së A. N., me dashje e ndihmon këtu të akuzuarin A. Gj., duke i krijuar kushte në kryerjen e veprës penale të vrasjes, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes pronësore me tani të ndjerin T. B., i cili ditën kritike së bashku me Z. K., dhe të akuzuarin P. Gj., ishin mbledhur të bisedojnë në oden e A. N., ashtu që i akuzuari P. Gj., me të arritur tek shtëpia e të dëmtuarit A.N., automjetin e tij të markës “WV-Sharan”, me tabela të regjistrimit 07-…-.., e parkon pas automjetit të markës “Sander” me tabela të regjistrimit 01-…-.., i cili ishte i të ndjerit T.B., që ishte i pakuar në drejtim të lumit Drin, në të cilin drejtim nuk kishte dalje”.

“Pasi nuk merren vesh mes veti, duke dal nga oda, i ndjeri T. B., ju kishte drejtuar me fjalët se “për këtë punë do të ju lajmërojë në Polici dhe Gjykatë”, dhe kishte hipur në veturën e tij e kishte kthyer në drejtim të Gjakovës me qëllim që të lëvizte për të shkuar në shtëpinë e tij, ashtu që ishte ndalur dhe po priste dhe kishte kërkuar nga i akuzuari P. Gj., që ta largonte veturën e tij, pasi pjesa tjetër e rrugës ishte me baltë dhe ishte një kanal i hapur dhe nuk kishte mundësi të lëvizte veturën e tij, i akuzuari me qëllim që ta pengonte lëvizjen e të ndjerit, nuk e largon veturën e tij të cilës ia kishte hapur derën e shoferit dhe po qëndronte aty, ngase ishte në dijeni se i akuzuari A. po vinte nga shtëpia, pasi që përmes numrit të telefonit 044-…-…, e kishte thirrur këtu të akuzuarin A. duke e njoftuar dhe duke i thënë se “jam tek shpija e A. N.”, ku i akuzuari A. me atë rast e kishte marr pushkën automatike dhe kur arrin tek vendi i ngjarjes fillimisht gjuan në drejtim të automjetit tani të ndjerit, i cili pasi del nga automjeti për tu larguar gjuan në drejtim të tij duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse dhe pas kryerjes të vrasjes, i akuzuari P. Gj., me automjetin e tij së bashku me të akuzuarin A. largohen nga vendi i ngjarjes’”, thuhet në vendim.

Të akuzuarit Gjugja, në dënimin prej 10 vitesh burgim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 16 shkurt 2021 deri më 31 janar 2022.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?