KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Rama: Putini ka dështuar, Ukraina meriton të mbështetet
Politikë

Kryeministri Rama: Putini ka dështuar, Ukraina meriton të mbështetet

Kosova News
Kosova News 14:08 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar se plani i presidentit rus Vladimir Putin për ta pushtuar Ukrainën në shkallë të plotë ka dështuar, ndërsa ka bërë thirrje që ushtria ukrainase të mbështetet me çdo gjë që është e nevojshme.

Në një konferencë shtypi në Tiranë të mërkurën bashkë me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky, Rama e ka garantuar se Shqipëria do të qëndrojë krah Ukrainës deri në paqe.

“Jemi të privilegjuar të presim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mirëpresim një udhëheqës të rezistencës e çka nuk ka të bëjë vetëm me qëndresën kundër agresionit brutal, por qëndron në të njëjtën kohë për demokracinë kundër ëndrrës neo-imperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. I nderuar mik, jam shumë i kënaqur që sot patëm mundësinë të theksojmë qëndrimin tonë, jo vetëm si një vend si Shqipëri, por si bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim në Evropën Juglindore, që qëndrojnë me Ukrainën, krah të drejtës së saj për integritetin territorial. E kemi bërë shumë të qartë dhe jam mjaft krenar të them se nuk është vetëm Qeveria, jo vetëm Parlamenti, jo vetëm institucionet, por i gjithë kombi, i gjithë populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës në mënyrë të palëkundur. Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës për sa kohë do të jetë e nevojshme. Shqipëria është anëtare krenare e NATO-s, edhe pse e vogël. Me të gjithë partnerët tanë, nga Uashingtoni në Bruksel, kemi dënuar agresionin rus dhe kemi bërë gjithçka që kemi mundur dhe do të vazhdojmë për ta ndihmuar Ukrainën me të gjitha mjetet. Putini ka dështuar me planin e tij”, ka thënë Rama.

Zelensky në Samitin në Tiranë: Humbja e Putinit është siguria jonë

Rama ka bërë thirrje që, pavarësisht procedurave burokratike, Ukraina duhet të ndihmohet.

“Jemi të vetëdijshëm për kapacitetet tona dhe jemi mjaft të ndërgjegjshëm se për atë çfarë ka nevojë Ukraina është ndihma e të gjithëve, veçanërisht të mëdhenjve të bashkësisë ndërkombëtare. E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ngecet sepse Ukraina shndërrohet në politikë të brendshme të njërit vend apo tjetrit apo vonohen në procedura burokratike. Demokracitë janë më komplekse për të punuar dhe për të sjellë rezultate. Ata mendojnë se ndalja e armatimit për Ukrainën do të sjellë paqe. Kjo nuk është vetëm cinike, por edhe absurde sepse nuk e ndal luftën duke ç’armatosur viktimën, por e ndal luftën duke ndalë agresorin. Dua të përfitoj nga ky që t’u them gjithë atyre që dëgjojnë që Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për t’u siguruar që çdo paqe që mund të vijë pas kësaj lufte të jetë një paqe e drejtë që mbështetet kryesisht në parimet e planit 10-pikësh të Zelenskyt. Kam veçse admirim për Zelenskyn dhe popullin e Ukrainës”, ka përfunduar ai.

Në Tiranë u mbajt sot samiti “Evropë Juglindore – Ukrainë”. Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Përfundon Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore/ Liderët pozojnë për foton familjare

Gjithashtu lexoni:

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?