KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Ne nuk harrojmë”, fillon protesta kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit
Siguri

“Ne nuk harrojmë”, fillon protesta kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmanit

Kosova News
Kosova News 12:16 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot është duke u mbajtur protesta nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pasi Gjykata e Apelit ka kthyer çështjen e Dardan Krivaqës në zero.

“Ne nuk harrojmë”, është parulla e parë që shihet në këtë protestë, e cila po mbahet para Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit, me vendimin e publikuar më datën 23 shkurt 2024 ka kthyer çështjen në zero, duke e rrëzuar aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt, me të cilin Dardan Krivaça ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, kurse për ndihmë në kryerjen e vrasjes Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim.

Më datën 22.08.2021, trupi i pajetë i 18-vjeçares Marigona Osmani ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt nga dy persona, të cilët më pas ishin larguar shpejt nga aty.

Dy ditë pas ngjarjes, policia kishte arritur ta arrestonte të dyshuarin kryesor – Dardan Krivaqën. Sipas Prokurorisë, pos Krivaqës, në vrasjen e 18-vjeçares kishte kontribuuar edhe Arbër Sejdiu.

Krivaqa e Sejdiu u akuzuan për vrasjen e Marigona Osmanit, e për këto akuza u gjykuan nga Gjykata e Ferizajt.

Krivaqa ishte akuzuar edhe për dhunim, kurse Sejdiu për ndihmë në kryerjen e dhunimit, por që nga këto akuza u liruan që të dy.

Drejtësisë iu deshën gati dy vjet nga vrasja e Marigona Osmanit që rastit t’i japë epilog në shkallë të parë.

Sipas konstatimit të Prokurorisë, në korridor të banesës së të pandehurit ka pasur të vendosur një kamerë sigurie, e cila regjistronte 24 orë e që ka xhiruar edhe momente të ngjarjes.

Në aktakuzë theksohet se prokuroria e ka konsideruar videon të besueshme dhe ngjarja është regjistruar prej datës 19.08.2021.

Prokuroria e Ferizajt pretendon në aktakuzë se dy të pandehurit e kanë goditur viktimën me shkop.

“Me dashje dhe në bashkëkryerje, me qëllim të fshehjes së veprës penale dhunimi e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me të cilën i pandehuri i parë ishte në bashkësi jashtë martesore, në atë mënyrë që në intervale kohore nga ora 10:56 deri në orën 14:43, i pandehuri i parë merr një shkop, e së bashku me të pandehurin e dytë hyjnë në dhomë dhe e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të njëjtës i shkaktojnë, dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga goditjet pëson politrauma-lëndime të shumëfishta, ku vdekja shkaktohet drejtpërdrejtë nga asfiksia mekanike, si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme, nga thyerje e ashtit të nofullës së poshtme, thyerje e brinjëve, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhjes epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madh dhe në trurin e vogël, këputje parciale të palcës së kurrizit në qafë, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty”, thuhet në aktakuzë.

Gjithashtu lexoni:

Profesori amerikan: Trump nuk do të përpiqet ta rrëzojë Gjykatën Speciale

Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me Turqinë në fushën e sigurisë

Aksidenti trafiku në Vushtrri, lëndohen dy persona

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Murati: Paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht
20:53 -02/06/2025
Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat
20:48 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?