KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në seancë private fillon dëshminë dëshmitari i 48-të në gjykimin ndaj ish- krerëve të UÇK-së
Siguri

Në seancë private fillon dëshminë dëshmitari i 48-të në gjykimin ndaj ish- krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 11:19 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 48-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W01140 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Dëshmitari W01140 ishte banor i Prizrenit. Në qershor të 1999 u rrëmbye edhe u rrah nga anëtarët e UÇK-së. U rrah shumë dhe u kërcënua me vdekje. Gjatë kësaj kohe pa edhe persona tjerë të ndaluar të lënduar. U lirua nga një anëtar i UÇK-së të cilin e njihte më parë. Edhe sot vazhdon të vuaj nga dëmtimet që ka pësuar gjatë asaj kohe”, tha prokurorja Clanton gjatë leximit të përmbledhjes për këtë dëshmitar, raporton Betimi për Drejtësi.

Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar përmes videolidhjes dhe është duke u marrë në pyetje nga përfaqësuesja e ZPS-së, nga prokurorja Sarah Clanton në seancë private për publikun.

Sipas trupit gjykues, në parashtrimet e veta përfaqësuesit e ZPS-së kanë paraparë rreth një orë për ta marrë në pyetje këtë dëshmitar. Ndërsa, mbrojtja e viktimave ka paraparë 15 minuta dhe ajo e të akuzuarve rreth tri orë.

Që ky dëshmitar të dëshmoj përmes video-lidhjes pati kundërshtime nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve. Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq tha se ky dëshmitar ka qenë i pranishëm në ambientet e DhSK-së dhe ka pasur mundësi të udhëtoj drejtë Hagës.

Ndërsa, gjyqtari Charles Smith III ia ktheu duke i thënë se i dinë trupi gjykues arsyet.

“E dimë ne arsyet. Jemi ne në dijeni të arsyeve dhe nga pikëpamja jonë kjo nuk e cenon procesin gjyqësor”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Pas kësaj, Mishetiq kërkoi që të mos bëhet kjo precedent që të mos informohen paraprakisht pasi sipas tij ata nuk mund të pranojnë diçka për të cilën nuk janë informuar. Të njëjtin qëndrim ishin edhe mbrojtja e Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Ndryshe në fillim të seancës është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Veselit që kundërpyetjet e trupit gjykues mos të përllogaritën në kohën për kundërpyetje të mbrojtjes.

“Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit që trupi gjykues t’i kërkoj përfaqësuesit të Zyrës Administrative që kur të përllogarisë kundërpyetjet e mbrojtjes të mos përfshijë këtu edhe kundërpyetjet e trupit gjykues. E njëjta vlen edhe për ZPS-në”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith III.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqi përmes videolidhjes pasi sipas Smith III ata kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për të qenë të pranishëm fizikisht.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me Turqinë në fushën e sigurisë

Aksidenti trafiku në Vushtrri, lëndohen dy persona

‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider

15 të arrestuar për keqpërdorim të kartelave dhe mashtrim kompjuterik në Gjilan

15 të arrestuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë e keqpërdorim të kartelave bankare

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Murati: Paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht
20:53 -02/06/2025
Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat
20:48 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?