Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkruan në ambientet e Kryeministrisë një marrëveshje bashkëpunimi, që sipas tyre, përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Kreu i qeverisë shqiptare priti rreth orës 09:00 presidentin ukrainas, i cili viziton për herë të parë të parë Shqipërinë.
Zelensky mbërriti mbrëmjen e kaluar në Tiranë, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” .
Ndërkaq presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti mëngjesin e së mërkurës në ambientet e Kryeministrisë ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Takimi mes dy liderëve zgjati rreth 30 minuta pa praninë e kamerave, ndërkohë që ishte kreu i qeverisë shqiptarë që shpërndau në faqen e tij në Facebook momentet nga pritja e presidentit të Ukrainës në zyrën e tij.
Sakaq është zbardhur dhe agjenda e ditës së sotme. Pas takimit me Ramën do firmosin marrëveshjet dhe do t’i drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.
Në orën 13:30 është parashikuar dhe një konferencë e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe presidentit Zelensky.


