KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI, mbrojtja lirimin e tij
Siguri

Prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI, mbrojtja lirimin e tij

Kosova News
Kosova News 18:42 -26/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtinë-Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në fjalën përfundimtare, prokurori special Afrim Shefkiu ka kërkuar dënimin e të akuzuarit për përgatitje të sulmit terrorist ndaj komunitetit LGBTI, Blend Vrajolli, kurse mbrojtësi i tij, avokati Arben Kelmendi kërkoi lirimin e Vrajollit nga akuza.

Vrajolli po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se ka kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Prokurori Shefkiu pasi e dorëzoi me shkrim fjalën përfundimtare, tha se nga administrimi i provave materiale, është vërtetuar se i akuzuari Vrajolli ka kryer veprën që i vihet në barrë dhe kërkoi që ai të dënohet sipas ligjit.

Ndërsa, avokati Kelmendi pasi e dorëzoi fjalën përfundimtare me shkrim, tha se nuk ka prova të mjaftueshem se klienti i tij ka kryer veprën penale me të cilën po ngrakohet.

Andaj, Kelmendi kërkoi nga Gjykata që ndaj Vrajollit të nxjerrë aktgjykim lirues në mungesë të provave.

Gjithashtu, avokati Kelmendi i propozoi Gjykatës që të ndërpresë masën e paraburgimit ndaj klientit të tij, por këtë propozim e kundërshtoi prokurori Shefkiu.

Edhe vetë i akuzuari Vrajolli, gjatë fjalës përfundimtare kërkoi nga gjykata lirim nga akuza.

“Kërkoj nga trupi gjykues që të ma mundësoj t’ju rikthehem familjes dhe se të më lirojnë nga e gjithë kjo aktakuzë”, tha Vrajolli.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 15 shtator 2023, ka ngritur aktakuzë kundër Blend Vrajollit, me nofkën “Ebu Ubejdi“, i cili ngarkohet se më 21 shkurt 2023, me rastin e udhëtimit nga Arabia Saudite përmes Aeroportit të Shkupit për në Kosovë, e me rastin e ndaljes dhe kontrollit në pikën kufitare Hani i Elezit, në stop-listë e duke sjellë mesazhin dhe harta të pranuara përmes profilitt të tij “Proxyal“ në rrjetin social “Telegram“ të pranuar nga personi me emrin “Dagllas“ Muhaxheri, ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë.

Sipas aktit akuzues, thuhet se Vrajolli kishte bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me nitrate dhe kalcium, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdar, ku në  të njëjtën ditë ai arrestohet nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime, Vrajolli akuzohet se ka kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës“, nga neni 138, paragrafi 1  lidhur me veprën penale kryerja e veprës terroriste nga neni 129, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 26/02/2024 26/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?