Dogana e Kosovës njofton se në pikëkalimin kufitar të Vërmicës është parandaluar kontrabandimi i produkteve ushqimore.
Në njoftimin e Doganës thuhet se pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti, është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh.
“Malli i padeklaruar është si vijon: Karkaleca: 60 kg neto, Kallamar dhe oktapod:59.5 kg, Gjel deti me Aragost: 8.5 kg neto. Pesha totale e mallit është 128 kg”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës.
“Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.


