Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se një grua në Prizren ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë dhe kërcënime nga një i dyshuar.
I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “dhunë në familje”.
Edhe në Malishevë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është i arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Kurse, në Podujevë, një burrë dhe një grua janë ankuar se vazhdimisht kanë pësuar dhunë nga një i dyshuar.
I dyshuari në këtë rast është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


