Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar në Podujevë të cilët kishin sulmuar familjarët e tyre.
Njëri nga ta kishte sulmuar familjarët, ndërsa tjetri kishte kanosur axhën e tij.
“Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij dhe tjetri kishte kanosur axhën e tij. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.


