KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shfaqet dokumentari për Ukrainën, Hovenier: Kosova e kupton më së miri
Lajme

Shfaqet dokumentari për Ukrainën, Hovenier: Kosova e kupton më së miri

Kosova News
Kosova News 21:11 -23/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada Amerikane ka shfaqur në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë filmin dokumentar “20 ditë në Mariupol”. Ky film i cili u shfaq në shënim të dy vjetorit të luftës në Ukrainë është nominuar për çmimin Oscar.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffry Hovenier , tha se lufta e Ukrainës nuk është vetëm një luftë për të mbrojtur territorin e saj, por ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit të saj, ka të bëjë me mbrojtjen e pikëpamjeve të saj të ndërhyrjeve politike.  Ai mes tjerash theksoi se Kosova e kupton më së miri se çka do të thotë që shtëpitë e tyre të kërcënohen.

“Duke iu kundërvënë agresionit të Rusisë, Ukraina i dërgon një mesazh të fuqishëm botës se parimet e lirisë, demokracisë, të drejtës për vetëvendosje, për të zgjedhur vetë aleancat dhe partneritetet dhe klubet që do t’u përkasin ose nuk do t’u përkasin, por këto janë parime për të cilat ia vlen të luftosh. Pushtimi rus i Ukrainës nuk është gjithashtu një kërcënim vetëm për Ukrainën, por një kërcënim për të gjithë ne. Siç ka thënë vazhdimisht presidenti Biden, ne nuk mundemi, ne nuk do ta pranojmë agresionin e Rusisë” , ka deklaruar ambasadori amerikan.

Mes tjerash, ambasadori Hovenier tha se Rusia nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën, por për të gjithë shoqërinë dhe se të gjithë partnerët ndërkombëtarë duhet të angazhohen për ta mbrojtur atë.

“Kjo është një sfidë themelore dhe e papranueshme për rendin ndërkombëtar, për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Nëse lejojmë që agresioni i Putinit kundër Ukrainës të ketë sukses, ai do të formojë regjime autoritare në mbarë botën”, ka theksuar Hovenier.

Ambasadori amerikan nuk la pa përmendur edhe përkrahjen që Kosova i ka ofruar Ukrainës. Ai tha se megjithëse Kosova mund të jetë e vogël, veprimet e solidaritetit dhe bujaria janë vërtet mjaft të mëdha.

Të pranishëm në shfaqjen e filmit “20 ditë në Mariupol” ishin gazetarët Ukrainas që jetojnë në Kosovë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe politikan kosovarë./rtk

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kosova News 23/02/2024 23/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?