KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Baraliu: Çështja e dinarit është interne, nuk duhet të prishë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë
Lajme

Baraliu: Çështja e dinarit është interne, nuk duhet të prishë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë

Kosova News
Kosova News 20:25 -23/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohësi i çështjeve juridike Mazllum Baraliu, thotë se çështja e dinarit është çështje interne dhe për këtë gjë, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare as Lindja e as Perëndimi nuk kanë arsye të hidhërohen.

Baraliu tha se kemi të bëjmë më një vendim të një organi sovran siç është Banka Qendrore.

“S’ka të bëjë asgjë me politikë, as me Qeveri e as me ndonjë qytetar. Nuk është dashtë të bëhet dhe nuk duhet të bëhet problem, nuk i prishë marrëdhëniet kjo“, tha Baraliu, për RTK.

“BE është treguar jo vetëm këto vite por edhe para kësaj qeverie e njëanshme, e padrejtë dhe jo parimore ndaj Kosovës…por edhe qeveritarët tanë janë dëshmuar të papërvojë, të ngutshëm dhe emotiv në diplomaci”, theksoi mes tjerash ai.

E rreth procesit të  peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit, Baraliu tha se nuk do të ketë zhvillime të shpejta “sepse janë disa çështje procedurale dhe të rëndësishme që marrin kohë”.

“Në fazën në të cilën ndodhet KQZ-ja është verifikimi i të dhënave. Pasi të vërtetohet që çdo gjë është në rregull në aspektin juridik, ligjor, pastaj pason ai votim apo referendum siç po e quajnë”, tha Baraliu.

Sipas tij, do të duhej të jenë mbi 50% e njerëzve të cilët janë në listën zgjedhore, në regjistrin civil të katër komunave veriore, të cilat duhet ta përmbushin 50+1% që të votojnë për shkarkim.

Ai ka  shtuar se pastaj hapet rruga për shpalljen e zgjedhjeve të reja, të parakohshme dhe të jashtëzakonshme në katër komunat veriore dhe që duhet të mbahen brenda afatit ligjor minimum 30 ditë, maksimumi 45 ditë.

“Ka pasur po ashtu situata të ndikimit të ‘Listës Serbe’, faktikisht të Beogradit, i cili vetë i ka shkaktuar këto kriza, tërheqjen nga institucionet, tërheqjen nga komunat të kryetarëve të tyre dhe tërheqjen e disa asamblistëve. Dhe, tani ka mobilizuar njerëz në mënyrë artificiale për të qenë ai mobilizim i 20% për tu dukur bindës jo sa duhet dhe si duhet”, tha mes tjerash Baraliu.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kosova News 23/02/2024 23/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?