KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, dëshmon Pal Lekaj
Siguri

Nis seanca gjyqësore ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, dëshmon Pal Lekaj

Kosova News
Kosova News 10:32 -21/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka nisur dëshminë në gjykimin ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Lekaj do të dëshmojë për seancën e Kuvendit të mbajtur më 10 gusht 2016, ku ishte hedhur gaz lotsjellës.

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, pritet të dëshmojë deputeti Pal Lekaj.

Në aktakuzë thuhet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të datës 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Lekaj ka arritur në sallën e gjykimit dhe pritet që së shpejti të nis seanca. I pranishëm është edhe Konjufca.

“Ku je kryetar, a je a qysh je a”, i tha Lekaj – Konjufcës para fillimit të seancës.

Ndërsa, Konjufca ia ktheu: Qysh je…. Nashti na kallëzon qysh me i kry bre këto procese se unë amater, s’po di.

“Jo, a”, tha Lekaj.

Ndryshe, në seancën e mbajtur më 8 shkurt 2024, në cilësi të dëshmitarëve ishin dëgjuar Sabri Hamiti, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq.

Në seancën e 25 tetorit 2023, gjykatësja Çanta tha se Konjufcës i është parashkruar vepra penale “Pengim i pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale, shkruan Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.

Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

Gjithashtu lexoni:

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Kosova News 21/02/2024 21/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Spanja me rregulla të reja për turistët
18:05 -08/06/2025
Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos
17:32 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?