KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Peci merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Plovdiv të Bullgarisë
Ekonomi

Ministri Peci merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar Bujqësor në Plovdiv të Bullgarisë

Kosova News
Kosova News 20:45 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev ka marrë pjesë në hapjen ceremoniale të Panairit Ndërkombëtar Bujqësor, i cili është mbajtur në Plovdiv të Bullgarisë, ku krahas ministrit Vatev pjesëmarrës në këtë panair ishte edhe Zëvendëspresidentja Iliana Iotova.

Në këtë panair me mbi 40,000 vizitorë, i cili është një ekspozitë gjithëpërfshirëse e bujqësisë, që përfshin shkencën, teknologjinë, pajisjet, produktet, inovacionet dhe shërbimet, po marrin pjesë edhe kompani nga Kosova.

Me këtë rast, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci ka vlerësuar se panairet e tilla ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve. “Përfshirja e kompanive nga Kosova i shton një dimension të vlefshëm ndërkombëtar panairit, duke nxitur shkëmbimin ndërkulturor dhe duke promovuar bashkëpunimin ekonomik. Po ashtu, organizimi i këtij panairi shërben si një riafirmim i fuqishëm i marrëdhënieve pozitive dhe frymës së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe homologes bullgare“, ka thënë Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai ka theksuar se kjo përpjekje e mirëkoordinuar jo vetëm që nënvizon angazhimin e ndërsjellë për suksesin e panairit, por gjithashtu pasqyron një angazhim më të gjerë për bashkëpunimin dypalësh në sektorin e bujqësisë.

Ndryshe, përfaqësuesi nga MBPZhR-ja ka mbajtur një  prezantim të hollësishëm para audiencës në panair, me temën: “Aplikimi i shkencës në mbrojtjen e kulturave bujqësore“, ku është theksuar roli kryesor që luajnë përparimet shkencore në mbrojtjen e praktikave bujqësore, duke ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse të qasjeve, teknologjive dhe nismave inovative kërkimore.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës

Ky është çmimi i naftës për sot

Java me mot të qëndrueshëm, me temperatura deri në 32°C

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?