KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e policit në Zllatar – Ngrihet aktakuzë ndaj katërmbëdhjetë policëve
Siguri

Vrasja e policit në Zllatar – Ngrihet aktakuzë ndaj katërmbëdhjetë policëve

Kosova News
Kosova News 15:45 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katërmbëdhjetë policëve në lidhje me rastin në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku mbeti i vrarë një polic.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., më 18.02.2022, rreth orës 22:00, në fshatin Zllatar të Prishtinës, në një vilë në këtë fshat, në të cilën kishin organizuar një aheng privat, jashtë detyrës zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me rregullat për autorizimet e policisë dhe përdorimin e armës të parapara në Ligjin për Policinë, në atë mënyrë që në zhvillim e sipër të ahengut, kanë shtënë me armë zyrtare duke përdorur municion jozyrtar, gjersa ishin në tarracën e vilës ku zhvillohej ahengu.

“Me këtë, secili prej tyre individualisht e kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së, në lidhje me nenin 11 paragrafi 5 dhe nenin 27 paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/L-076 për Policinë, në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., në datën, vendin dhe kohën e lartcekur, si dhe për arsye të njëjta gjatë përdorimit të armës në kundërshtim me ligjin, kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e personave të pranishëm, andaj me këtë kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit A.B., Xh.B., A.M., A.A., A.Z., I.S., Rr.A., V.Rr. dhe A.M., nuk i kanë lajmëruar veprat penale të lartcekura, në atë mënyrë që nuk i kanë raportuar të shtënat me armë zjarri të bëra nga kolegët e tyre-të pandehurit gjatë ahengut ku kanë qëndruar së bashku, andaj me këtë kanë kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, nga neni 378 paragrafi 1, nënparagrafi 1.9 të KPRK-së.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Gjithashtu lexoni:

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet e përjetuara nga i akuzuari Shaqir Lutvija gjatë luftës

Free Dalivery — Policia kap prizrenasin duke e shpërndarë drogë me Golf 2-sh

ShBA ripërsërit mbështetjen për stabilitetin, Anu Prattipati viziton veriun pas mbylljes së zyrave paralele serbe

Dëmi mbi 412 mijë euro, 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, në rastin e gjetjes së foshnjës në mbeturina

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet e përjetuara nga i akuzuari Shaqir Lutvija gjatë luftës
16:51 -19/05/2025
Free Dalivery — Policia kap prizrenasin duke e shpërndarë drogë me Golf 2-sh
16:25 -19/05/2025
Kurti takon ambasadorin e ri të Italisë, flasin për partneritetin mes dy vendeve
16:08 -19/05/2025
Putini tallet me BE-në përmes Vuçiqit, Brukseli hesht dhe e paguan
15:45 -19/05/2025
ShBA ripërsërit mbështetjen për stabilitetin, Anu Prattipati viziton veriun pas mbylljes së zyrave paralele serbe
15:43 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?