KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari i 46-të në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve flet për “rrëmbimin e familjarëve”
Siguri

Dëshmitari i 46-të në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve flet për “rrëmbimin e familjarëve”

Kosova News
Kosova News 11:15 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari i 46-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dëshmuar për “rrëmbim të anëtarëve të familjes”, që sipas tij ka ndodhur në zonën e Rahovecit.

“ZPS-ja thirri dëshmitarin e 46-të në mëngjes në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Dëshmitari dëshmon me pseudonimin W00498, por pa ndryshim të fytyrës dhe zërit. Sipas përmbledhjes që ZPS-ja lexoi në sallën e gjyqit, ky dëshmitar do të dëshmojë për rrëmbimin e anëtarëve të familjes në zonën e Rahovecit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. (ZPS).

Para dëshmisë së këtij dëshmitari, Trupi Gjykues, thuhet se ka lëshuar një urdhër gojor duke urdhëruar avokatin Luka Mishetiqin që të dorëzojë listën e përditësuar të anëtarëve të ekipit mbrojtës të Thaçit deri më 11 mars.

“Trupi Gjykues gjithashtu informoi palët për një seancë shtesë të nesërmen (21 shkurt), e cila do të mbahet pas përfundimit të seancës së rregullt. Sipas njoftimit të Trupit Gjykues sot, kjo seancë do t’i kushtohet caktimit të datave dhe planifikimit për këto procedura”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

ZPS-ja akuzon ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefin e deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura dhe trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën mars 1998– shtator 1999 dhe pjesëmarrje drejtpërsëdrejti në frikësim, marrje në pyetje, keqtrajtim të atyre që i shihnin si kundërshtarë politikë. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi i kanë mohuar të gjitha akuzat e ZPS-së.

Vazhdon në Hagë gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së

Gjithashtu lexoni:

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?