KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtuesit e Telekomit të Kosovës alarmojnë për miliona euro dhe akuzojnë gjyqtarë të caktuar se po manipulojnë provat në favor të “Dardafon.net”
Ekonomi

Drejtuesit e Telekomit të Kosovës alarmojnë për miliona euro dhe akuzojnë gjyqtarë të caktuar se po manipulojnë provat në favor të “Dardafon.net”

Kosova News
Kosova News 15:08 -19/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtuesit e Telekomit të Kosovës kanë ftuar gazetarët sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media, me ç’rast folën për disa vendime të marra nga Gjykata Komerciale, e që sipas tyre janë duke mbrojtur interesat e grupeve të krimit të organizuar dhe po dëmtojë kështu interesin publik.

Kryeshefja ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana tha se vendimi i marrë nga gjykatësi Hasan Kryeziu është tërësisht antiligjor dhe në kundërshtim të plotë me gjendjet faktike dhe në mosrespektim me të drejtën në gjykim të drejtë e paanshëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo tha se pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës ka paguar shumën prej milionave euro, porse me zvarritjen e procesit edhe nëpër gjykatat vendore janë dhënë miliona euro më shumë se që duhet.

Sipas saj, me të drejtë vendimet e mëparshme kanë vendosur të bëhen ekspertiza financiare, e sipas të cilave duhet t’i kthehen paratë Telekomit të Kosovës.

“Telekomi i Kosovës është dëmtuar prej qindra milionave eurove, por nëse është nevoja do të shkojmë sërish në gjykata relevante edhe ndërkombëtare dhe nuk do të lejojmë që edhe më tutje nga kjo kompania që tani nuk ekziston dhe gjykatës të caktuar vendorë të dëmtohet pasuria publike”, ka theksuar ajo.

Kryeshefja e Telekomit të Kosovës thotë se vendimi i Gjykatës Komerciale për 5.7 milionë euro është i jashtëligjshëm: Ka edhe elemente të qarta kriminale

Kurse drejtori Financiar i Tdelekomit të Kosovës tha se janë të bindur se në fund do të fitojnë rastin, por rreziku është që nëse Gjykata Komerciale tani merr ndonjë vendim në favor të “Dardafon.net” dhe paratë shkojnë te pronaret e saj.

Ai theksoi se kjo kompani prej vitesh nuk ekziston dhe shkuarja në shkallët tjera të gjykatave mund të sjellë ne situatën kur edhe nëse fitohet rasti nga Telekomi, paratë mund të mos kthehen pasi  “Dardafon.net” nuk ka kurrfarë pasurie.

“Pra ne nuk kontestojmë pagesën që ka caktuar Abitrazhi, por kjo që po manipulon gjyqtarja është e papranueshme. Pasi sipas ekspertizës shihet se sa kemi paguar dhe sa para duhet të kthehen”, ka thënë ai.

Ai tha se kanë dyshime që persona nga kompania që i ka marrë me miliona euro nga Telekomi i Kosovës, kanë ndikim të fortë në persona të caktuar në Gjykatë dhe kështu po bën që të merren vendime në favor të tyre.

Kujtojmë se në një komunikatë për media Telekomi i Kosovës ka shfaqur dyshimet e bazuara se individë brenda sistemit të drejtësisë në vend janë shndërruar në instrument të interesave të jashtëligjshme dhe në cenim të pronës së Telekomit të Kosovës.

“Individë brenda sistemit të drejtësisë, brenda Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, me vendime gjyqësore të vazhdueshme në kundërshtim të plotë me vendimet gjyqësore të niveleve më të larta të gjyqësorit, duke mos respektuar fare procedurat ligjore, po mbrojnë hapur interesat e paligjshme të grupeve të krimit të organizuar, duke u përpjekur që ta dëmtojnë rëndë interesin publik, përkatësisht kompaninë tonë publike.

Kjo përpjekje për të dëmtuar kompaninë tonë po bëhet pikërisht në kohën kur janë duke ndodhur investime të mëdha në infrastrukturën telekomunikuese, përmes të cilave investime qytetarëve tanë do t’u ofrohen shërbime me kualitet të lartë dhe të sigurta. Për më keq, kjo goditje përpiqet të bëhet pikërisht në kohën e festës së Pavarësisë së vendit tonë, duke llogaritur se administrata dhe vendimmarrja ndodhen në pushim”, thuhej në komunikatë.

Telekomi i Kosovës sot në konferencë të jashtëzakonshme, prezantohen dyshimet e bazuara se brenda Gjykatës po mbrohen interesat e grupeve të krimit të organizuar

Gjithashtu lexoni:

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Kosova News 19/02/2024 19/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?