KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja e kryeministri në lansimin e tregut online për shitblerje: Inovacioni ka një rol përmbajtësor në zhvillimin e vendit – Ekonomia ka nevojë për autostrada dixhitale
Ekonomi

Presidentja e kryeministri në lansimin e tregut online për shitblerje: Inovacioni ka një rol përmbajtësor në zhvillimin e vendit – Ekonomia ka nevojë për autostrada dixhitale

Kosova News
Kosova News 12:15 -19/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marr pjesë në ceremoninë e hapjes së “Carvago by Gjirafa”, që do të lidhë kosovarët me tregun e madh online në Evropë për blerje dhe shitje makinash.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila mori pjesë në një promovim të një produkti inovativ të kompanisë Gjirafa, tha se është kënaqësi të promovosh produkt inovativ që, njëherësh, është edhe shenjë identifikuese e shtetësisë sonë.

“Vërtetë kënaqësi për të promovuar një produkt inovativ të kompanisë Gjirafa, që shënon shenjë identifikuese e shtetit tonë. Çdo ditë e më shumë po bëhet imazhi ynë. Gjirafa është një ndër rrëfimet e suksesit që nuk është më vetëm e jona, kjo tregon që Kosova mund të tregojë më shumë se kaq”, tha e para e vendit.

Osmani më tej tha se inovacioni ka një rol përmbajtësor për zhvillimin e ekonomisë së vendit, duke shtuar se tregu ynë do t’i sjellë fitim jo vetëm shtetit tonë, por do të ndikojë direkt në jetën e qytetarëve tanë.

“Kosova është e interesuar të lidhet sa më shumë me tregun evropian dhe Carvago është një mundësi e tillë. Është kënaqësi që sot bashkëpunimi me Çekinë e thellon partneritetin tonë, me një shtet që ka qëndruar gjithmonë pranë Kosovës, që ka qenë jo vetëm katalizator ekonomik, po edhe katalizator që të rinjtë tanë të ecin lirshëm drejt Evropës”, tha mes tjerash në fjalën e saj, presidentja Osmani.

Kurti: Ekonomia ka nevojë për autostrada dixhitale

Gjithashtu edhe kryeministri Albin Kurti tha se është kënaqësi të shënohet edhe një arritje tjetër e suksesshme në sektorin e teknologjisë, në një partneritet mes kompanisë dixhitale Gjirafa dhe Carvago nga Republika Çeke.

“Qeveria jonë është e përkushtuar ta çlirojë këtë potencial, duke krijuar një mjedis të favorshëm. Gjatë këtyre tre vjetëve kemi bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin tonë duke ngritur në 11 vende në indeksin, përkundër korrupsionit edhe 22 vende në lirinë e medias”, tha kryeministri Kurti.

Ai më tej shtoi se ekonomia dixhitale ka nevojë për autostrada dixhitale, ndërkohë që shtoi se universiteti dhe sektori privat po i ofrojnë programet e tyre dhe qeveria është duke kontribuar trajnimin 3500 të fushave të ndryshme të teknologjisë.

Kurti, tutje ka përgëzuar për arritjet e Gjirafës dhe uroi që kjo të jetë frymëzim për të gjithë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës

Ky është çmimi i naftës për sot

Java me mot të qëndrueshëm, me temperatura deri në 32°C

Kosova News 19/02/2024 19/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?