KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Prishtinës ndau subvencione mijëra eurosh pa shpallje publike
Politikë

Komuna e Prishtinës ndau subvencione mijëra eurosh pa shpallje publike

KosovaNewss
KosovaNewss 08:15 -19/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Kuvendi Komunal gjatë vitit 2023 ka miratuar mbështetje financiare gjysmë milioni eurosh nga kategoria e subvencioneve pa kaluar përmes shpalljes publike. Janë financuar OJQ-të, projekte e aktivitete të caktuara, për të cilat kanë ngritur dyshime asamblistët e opozitës. Kjo mënyrë e funksionimit me ndarjen e subvencioneve është edhe një nga gjetjet e auditorit për vitin 2022

Afro 600 mijë euro ka ndarë Komuna e Prishtinës përmes subvencioneve pa shpallje publike gjatë vitit 2023.

Me propozim të kryetarit e me miratim të Kuvendit Komunal, pa respektuar dispozitat e Rregullores së brendshme e asaj të Ministrisë së Financave, që rregullojnë mënyrën e ndarjes së subvencioneve, Komuna e Prishtinës ka financuar e mbështetur OJQ, projekte e aktivitete të caktuara.

Ani se me Rregulloren e Komunës dhe asaj të Ministrisë së Financave përkrahja e OJQ-ve në shumë mbi 500 euro duhet të bëhet përmes thirrjes publike, kjo nuk është ndjekur nga Komuna e Prishtinës.

E çështja e subvencionit të OJQ-ve pa thirrje publike ishte edhe një nga gjetjet e Raportit të Auditimi për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Prishtinës për vitin paraprak.

Ndonëse Komuna është pajtuar me rekomandimet e Raportit, ajo ka vazhduar avazin e njëjtë edhe në 2023-n.

“Subvencionimi i OJQ-ve vetëm me vendime të Kuvendit Komunal, pa bërë thirrje publike, përjashton konkurrencën, transparencën, si dhe ndikon në trajtimin jo të barabartë të OJQ-ve. Po ashtu, ndarja e subvencioneve për personat juridikë duke mos respektuar kriteret e Rregullores së brendshme ndikon në ndarjen joracionale dhe është mundësi më e vogël për përfituesit e tjerë. Kryetari duhet të sigurojë se me rastin e subvencionimit të OJQ-ve të respektohen kërkesat e Rregullores, ashtu që mbështetja financiare të bëhet me thirrje publike sipas kritereve të përcaktuara”, thuhet në Raportin e Auditimit të vitit 2022.

Për ndarjen e këtyre mjeteve Komuna e Prishtinës është bazuar në një nen të Ligjit për vetëqeverisje lokale, ani se aty nuk përmendet çështja e subvencioneve.

Vetëm në mbledhjen e tetë të mbajtur më 3 nëntor të vitit të kaluar Kuvendi Komunal ka miratuar afro 240 mijë euro subvencione me kërkesë të kryetarit Rama.

E vlera e financimit për një projekt sillej nga 4 mijë deri në mbi 90 mijë euro, shkruan KOHA.

Asamblistët e opozitës patën ngritur dyshimet për dhënien e tyre familjarëve të kabinetit të kryetarit.

“Ju përgëzoj për marrjen e iniciativës për ndarjen e mjeteve apo subvencionimin e mjeteve të miqve apo dashamirëve tuaj apo të kabinetit, duke mos respektuar fare Rregulloren dhe procedurat e përcaktuara me ligj…. A e dini ju që për ndarjen e këtyre subvencioneve duhet të formohet komisioni për vlerësimin e kërkesave, i cili komision e bën edhe vlerësimin e kërkesave bazuar në kriteret e përcaktuar në shpalljet publike për ndarjen e këtyre subvencioneve? A keni dëgjuar ndonjëherë për ndarjen transparencë?”, pati thënë Nora Kelmendi, asambliste e LVV-së.

Vërejtje pati edhe asamblisti i AKR-së, Gëzim Mehmeti.

“Pse po ka kaq shumë pika të subvencioneve unë nuk po e kuptoj. Po janë edhe shumë sipërfaqësore që nuk po ka të bëjë me kryeqytetin”, ka thënë ai në seancë.

E Gëzim Sveçla nga LVV-ja, është shprehur se shumica e subvencioneve të propozuara janë për të mbështetur të afërm, familjarë, bashkëpartiakë, bashkëpunëtorë të një pjese të ekzekutivit në Prishtinë.

“Një prej propozimeve është subvencionim për një projekt në të cilin është e përfshirë bashkëshortja e kryetarit”, ka thënë ai.

Për të sqaruar ligjshmërinë e këtyre vendimeve kryetari Përparim Rama ia kaloi fjalën përfaqësuesit të zyrës ligjore, por në mungesë të vullnetit të tij ato i pati arsyetuar drejtoresha e Kulturës, Valbona Shujaku.

Ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe ndarja e 80 mijë eurove për OJQ-në “The Library Project Kosova”, për të cilën punon bashkëshortja e kryetarit.

“Është mëkat që këtu përmendet gruaja ime, e cila faktikisht punon probono, d.m.th. është ardhë, punon probono për të mirën e këtij vendi edhe merret sa më shumë që mundet d.m.th. me çdo aktivitet, si Race for the cure, si Ramë Lahaj festival. Merret edhe me komuna të tjera atje me iniciativa që janë të nivelit qendror me ju ndihmu probono e këtu ju keni fytyrë me përmend që dikush po subvencionohet, bashkëshortja ime”, ka thënë Rama.

Në këtë OJQ kanë konfirmuar se bashkëshortja e kryetarit në këtë projekt është e përfshirë në cilësinë e vullnetares dhe nuk mban asnjë pozitë udhëheqëse në organizatë.

Lidhur me subvencionet e ndara në Kuvendin Komunal pa shpallje publike gjatë vitit 2023, është kërkuar sqarime nga Komuna e Prishtinës, por në këtë institucion nuk kanë ofruar përgjigje as pas një jave.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

KosovaNewss 19/02/2024 19/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?