Policia e Kosovës ka mbyllur qarkullimin në “Rrugën B” në kryeqytet mbrëmjen e së shtunës pas pranimit të informatës për dyshimet që lidhen me një mjet të dyshimtë në këtë rrugë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin e mbrëmshëm që ndodhi te rruga “B”, ku dyshohej për një mjet shpërthyes.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 19:40, ku nga një veturë është tërhequr mjeti i dyshimtë.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur dyshohet se i kanë montuar diçka të dyshimtë në veturën e tij të parkuar.
Njësit relevante policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura, në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, ka njoftuar policia.
Policia ka shtuar se rasti është në procedurë hetimore.


