KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria e Shqipërisë me strategji për zhvillimin e agroturizmit
Rajon

Qeveria e Shqipërisë me strategji për zhvillimin e agroturizmit

Kosova News
Kosova News 23:26 -16/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Me strategjinë e hartuar janë parashikuar një sërë lehtësimesh të mëtejshme për investitorët të cilët kanë dëshirë të angazhohen në këtë sektor.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë një takimi në Klos me sipërmarrës, tha se qeveria shqiptare kërkon që të kthejë në njësi ekonomike çdo fermë edhe çdo bujtinë, pasi secila prej tyre kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe të zonës ku ajo është ngritur. “E gjitha kjo e thënë thjesht me fjalë kërkon një punë kolosale nga të gjitha ministritë sektoriale, nga pushteti vendor këtu dhe sigurisht nga secili prej jush të cilin e kanë traditë blegtorinë, bujqësinë”, tha Balluku.

Zonja Balluku tha se synohet që deri në vitin 2030 numri i bujtinave në Shqipëri të jetë 1 mijë. “Nga 240 bujtina, pika agroturizmi, mikpritje që ka sot në Shqipëri ne synojmë që në vitin 2030 të kemi 1000 njësi të tilla” tha ajo 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro theksoi se është e rëndësishme që kjo strategji të kthehet në një instrument dhe në një dokument që të ndihmojë dhe lehtësojë të gjithë sipërmarrësit. “Dua të ndaj një lajm të mirë me ju, që bashkë me Ministren e Bujqësisë po bëjmë një lehtësim tjetër të gjithë procedurës së certifikimit si agroturizme me qëllim që t’jua lehtësojmë akoma më shumë punën”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u shpreh se “ Agroturizmi ndërlidh bujqësinë me turizmin për të krijuar një ekonomi e cila e bën zhvillimin e Shqipërisë në 2/3 e saj, por duhet shpirti i sipërmarrjes, dëshira për të shkuar dhe për të zhvilluar këto agroturizme duke filluar si bujtina në radhë të parë pastaj për t’i certifikuar”. Sipas ministres Denaj, certifikimi është një proces i sigurt drejt kësaj ekonomie, drejt këtij punësimi/rtsh

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 16/02/2024 16/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?