KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Themelorja hedh poshtë aktakuzën ndaj 6 zyrtarëve lidhur me projektin e rrugës Prizren-Prevallë, ia konfirmon Reçicës dhe dy të tjerëve
Siguri

Themelorja hedh poshtë aktakuzën ndaj 6 zyrtarëve lidhur me projektin e rrugës Prizren-Prevallë, ia konfirmon Reçicës dhe dy të tjerëve

Kosova News
Kosova News 17:12 -16/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ndaj Zymer Abdullahut, Jetmir Alajt, Emir Morinës, Blerim Dinës, Nuhi Paçarizit dhe Muhamet Gashit, të cilët akuzoheshin për korrupsion lidhur me projektin e rrugës Prizren-Prevallë.

Nga vendimi i siguruar që “Betimi për Drejtësi”, thuhet se janë aprovuar kërkesat për hedhja të aktakuzës të mbrojtësve të akuzuarve Abdullahu, Alaj, Morina, Dina, Paçarizi dhe Gashi, pasi që Prokurori nuk ka arritur të dëshmoi se të njëjtit kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkoheshin.

Ndërkaq, sipas këtij vendimi është refuzuar kërkesa e mbrojtësve të të akuzuarve, Betim Reçica Valmira Bllaca dhe Izedin Bytyqi, lidhur me veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar dhe Bllaca edhe për veprën penale falsifikim të dokumentit zyrtarë.

Gjithnjë sipas këtij vendimi, për të akuzuarit Abdullahu, Alaj, Morina, Dina, Paçarizi dhe Gashi PSRK nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit janë të përfshirë në vepra penale të korrupsionit.

Në vendimin e Themelores thuhet se, për tu konsideruar se është kryer vepra penale e keqpërdorimit duhet të jetë shpërdorur detyra zyrtare dhe se personat e akuzuar t’í kenë tejkaluar kompetencat zyrtar,  e që sipas gjykatës në këtë rast nga provat del se këto dy kritere nuk janë plotësuar.

Sipas gjykatës, PSRK gabimisht ka vlerësuar se i akuzuari Abdullahu kishte tejkaluar kompetencat, pasi që veprimet e tij ishin ndërmarrë me autorizim nga i akuzuari tjetër Betim Reçica.

Edhe për të akuzuarit Alaj dhe Morina sipas gjykatës, PSRK gabimisht ka vlerësuar veprimet e ndërmarra nga ta pasi që të njëjtit kanë nxjerr raport vlerësues për të gjithë operatorët ekonomik, duke munguar kështu edhe tek ta elementi objekti i veprës penale.

Gjithashtu edhe për të akuzuarit Dina dhe Paçarizi, sipas gjykatë PSRK gabimisht i ka vlerësuar veprimet e ndërmarra nga ta pasi që nga analizim i provave del se vendimi i tyre për t’í hudhur ankesa e operatorëve ekonomik nuk mund të vlerësohet nga eksperti i prokurimit se OSHP-ja ka nxjerr vendim të duhur apo jo.

Tutje, në vendimin e Themelores thuhet se nuk është vërtetuar as për të akuzuarin Gashi se ishte përfshirë në veprën penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare, pasi që për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e rrugës Prizren-Prevallë i njëjti në cilësinë e zëvendësministrit  e kishte autorizimin e ministrit të Infrastrukturës, i cili në atë kohë ishte Arban Abrashi.

Ndërkaq, sipas gjykatës kërkesa për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtimit të provave nga mbrojtësit e të akuzuarve Reçica, Bllaca dhe Bytyqi janë të pabazuara, pasi që nuk është provuar se është siguruar ndonjë provë jashtëligjshëm nga PSRK dhe se ka argumente të mjaftueshme për veprën penale me të cilën ngarkohen ata.

Në këtë rast i akuzuar është edhe Goran Milenkoviq, por në seancën e 17 tetorit 2023  gjykata kishte bërë veçimi i procedurës ndaj tij për shkak se i njëjti nuk ishte i pranishëm në atë seancë, me ç’rast për të ishte lëshuar edhe fletërreshtim ndërkombëtar.

Dhjetë zyrtarët ngarkohen se duke filluar nga 10 maji 2019 deri më 4 shtator 2020 në Prishtinë, në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjen buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë ligjore.

Me veprimet e tyre, të pandehurit sipas Prokurorisë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe i shkaktuan dëm buxhetit të Kosovës në shumë prej 12,493,583.97 euro, si dhe dëm material dhe jomaterial operatorëve ekonomikë tjerë të cilët në kushte të barabarta do të mund të aplikonin.

Dosjen e plotë ndaj 10 të akuzuarve për këtë rast mund ta gjeni KËTU. /BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Kosova News 16/02/2024 16/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?