KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OpenAl prezanton modelin e ri Sora me Inteligjencë Artificiale – që ka aftësi të shndërrojë tekstin në imazh
Teknologji

OpenAl prezanton modelin e ri Sora me Inteligjencë Artificiale – që ka aftësi të shndërrojë tekstin në imazh

Kosova News
Kosova News 23:02 -15/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

OpenAl ka prezantuar një model të ri të gjenerimit të videove, të cilin e ka quajtur Sora.

Kompania thotë se Sora “mund të krijojë skena realiste dhe imagjinare nga tekstet”.

Tekstet në video i lejojnë përdoruesit të krijojnë video deri në një minutë, e gjitha e bazuar në kërkesat e tyre.

Sora është në gjendje të krijojë “skena komplekse me karaktere të shumta, lloje specifike të lëvizjeve dhe detaje të sakta të temës dhe sfondit”, sipas postimit hyrës në blog-un e OpenAl.

Kompania ka vënë në dukje se modeli ka aftësi të kuptojë se si objektet “ekzistojnë në botën reale” duke interpretuar kështu me saktësi karakteret që shprehin emocione të gjalla.

Gjithashtu, modeli mund të gjenerojë video bazuar në një imazh statik, si dhe të plotësojë kornizat që i mungojnë një videoje ekzistuese.

Disa vite më parë, gjeneruesit e tekstit në imazh si Midjourney ishin në krye të aftësisë së modeleve që i kthejnë fjalët në imazhe. Por, kohët e fundit, videoja ka filluar të përmirësohet me një ritëm të jashtëzakonshëm.

Përveç Sora-s, edhe modele si Lumiere, dhe kompanitë Runway dhe Pika, kanë shfaqur modele mbresëlënëse të cilat e shndërrojnë tekstin në video.

Sora aktualisht është në dispozicion vetëm për “skuadrat e kuqe” të cilat vlerësojnë modelin për dëmet dhe rreziqet e mundshme.

Bëhet e ditur se, ashtu si produktet e tjera të Al, kompania do të përballet me pasojat e videove të rreme nga Sora, të cilat do të ngatërrohen me ato të vërtetat. 

We’re sharing Sora, text-to-video model that creates min long insanely magical scenes https://t.co/PnHvyO6TGd

— Mira Murati (@miramurati) February 15, 2024

Gjithashtu lexoni:

Meta investon 10 miliardë dollarë në startup të AI

Bie ChatGPT, interneti “vërshohet” me ankesa

Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar

Microsoft dhe ASUS prezantojnë ROG Xbox Ally, një konsolë të re portative lojërash e mundësuar nga Windows 11

Photoshop tani i disponueshëm për telefonat, zbulohet se cilat veçori janë falas

Kosova News 15/02/2024 15/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?