Në datën 15 shkurt, mjetet financiare për pensionistët serbë në Kosovë do të shpërndahen përmes llogarive bankare, kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati. Ministri ka theksuar se llogaritë janë të njëjta për pensionet dhe ndihmat financiare nga Serbia, ndërsa Beogradi synon vazhdimin e transferimeve të parave të pagjurmueshme.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një shkrimi në rrjetin social “X”.
“Nesër të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do ta marrin pensionin nga Thesari i Kosovës në llogarinë e tyre bankare, ashtu siç bëjnë çdo 15 të çdo muaji”, ka shkuar ai.
Po ashtu, ministri Murati ka thënë se llogaritë bankare janë të njëjta edhe për marrjen e pensioneve, si dhe çdo lloj ndihme financiare nga Serbia.
“Të njëjtat llogari mund të përdoren për të marrë ndihmë nga Serbia. Por Beogradi dëshiron të vazhdojë transferimet e parave të pagjurmueshme”, ka shkruar tutje ai.


