KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dita e të dashuruarve, si ka lindur festa e Shën Valentinit dhe si festohet!
Lajme

Dita e të dashuruarve, si ka lindur festa e Shën Valentinit dhe si festohet!

Kosova News
Kosova News 09:08 -14/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot është 14 shkurt, dita e Shën Valentinit ose Dita e të Dashuruarve. Në këtë ditë të veçantë të vitit, çiftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre këtë ditë kushtuar dashurisë.

Por si ka lindur kjo ditë, ka një histori?

Shën Valentini është dita në të cilën festojmë atë mrekulli që është renia në dashuri, duke shkëmbyer dhurata për t’i kujtuar njëri-tjetrit rëndësinë, bukurinë dhe kënaqësinë e të qënurit “të prekur” nga Erosi, zoti i dashurisë.

Shqiptarë dhe Shën Valentini

Vetëm pak vjet më parë, diçka më shumë se para një dekade, festa e të dashuruarve mori qytetarinë e një feste të vërtetë edhe për shqiptarët. Aq shume ra në sy kjo, sa “të rriturit” mendonin se kjo ishte një festë krejtësisht rinore, thuajse “e ndaluar” për ta. Kjo për shkak të mosnjohjes së festës, historisë dhe domethënies së saj. Ashtu siç ka ndodhur më shumë ngjarje të tjera të veçanta, të konsideruara të rëndësishme për të gjithë pjesën e botës, por të mbajtura larg nga shqiptarët. Por pak nga pak, festimi i Shën Valentinit filloi të mos i bënte më alergjikë prindërit dhe të moshuarit dhe të bënte më të vetëdijshëm të rinjtë, të cilët tashmë e kishin kuptuar se të festosh Shën Valentinin, nuk do të thotë medoemos të bësh namin në dashuri, por të falenderosh një shenjt që bashkon zemrat e njerëzve të cilët kanë lindur për të qenë bashkë.

Kështu në 14 shkurt, nga viti në vit, nëpër rrugët dhe qytetet shqiptare, shtohen vajzat dhe djemtë që mbajnë dhurata dhe lule në duar, por shtohen dhe njerëzit që dalin rrugëve, lokaleve dhe parqeve për të festuar një festë që në thelbin e saj i ngre himn një ndjenjë mjaft intime. Aq sa vitet e fundit, të shëtitësh sidomos në rrugët e kryeqytetit më 14 shkurt, është si të marrësh pjesë në paradë.

SHËN VALENTINI, MES MITEVE  DHE LEGJENDAVE
Shën Valentini ishte Peshkop i Romës gjatë shekullit të tretë. Vizitonte të gjitha shtëpitë dhe këshillonte bashkëshortët të ishin besnikë njëri-tjetrit. Klaudio, perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të futeshin në radhët e ushtrisë. Nga ana tjetër, meshkujt nuk donin pasi një gjë e tillë, do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Kështu Klaudio anuloi të gjitha martesat dhe fejesat e kohës. Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, martonte çiftet fshehurazi dhe si rezultat kur kjo u bë e ditur, Shën Valentini u arrestua dhe u dënua me prerje koke.

Romakët për nder të tij, kishin ndërtuar një tempull jashtë kishës, por kur Armandito pushtoi Romën, shkatërroi edhe tempullin. Pas disa vitesh, arkeologu Pertuci i cili kishte lexuar libra për Shën Valentinin, shkoi në Romë dhe e zbuloi tempullin e tij.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Kosova News 14/02/2024 14/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?