KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “40% e deputetëve në Serbi kanë lidhje me Rusinë”, analisti polak: Kurti po shpjegon rrezikun nga Beogradi (VIDEO)
Politikë

“40% e deputetëve në Serbi kanë lidhje me Rusinë”, analisti polak: Kurti po shpjegon rrezikun nga Beogradi (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 11:03 -13/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, ka shpërndarë një video të kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në insititutin ChathamHouse, ku foli për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe për rrezikun që vie nga Serbia.

Bielamowicz në llogarinë e tij në X, tha se Kurti ka shpjeguar se pse infiltrimi i Kremlinit në Serbi është kërcënim hibrid për Ballkanin Perëndimor.

“40% e deputetëve serbë janë anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë. Gjatë dekadës së fundit, më shumë se 3000 njerëz janë trajnuar nga “Qendra Humanitare” ruso-serbe në Nish. Qendra rajonale e Sputnik ndodhet në Beograd. Ka fluturime të përditshme ndërmjet Moskës dhe Beogradit, shumë biznese ruse po krijohen në Serbi. Sipas sondazheve, qytetarët e Serbisë besojnë se marrin më shumë mbështetje financiare nga Rusia sesa nga BE-ja”, ishin disa prej citateve të Kurtit që analisti polak i shpërndau në llogarinë e tij në X.

Ndërkaq, në fjalën e tij, Kurti tha se parlamenti i mëparshëm i Serbisë, nga 250 deputetë, 99 prej tyre ishin në grupin e miqësisë të federatës Serbi-Rusi.

“E dini, ne kemi grupet e miqësisë së Parlamentit, Kosovë-MB prej dhjetëra deputetësh maksimumi, por jo 40 për qind të parlamentit në një grup miqësie. Fluturime direkte çdo ditë Beograd-Moskë, shumë biznese janë të hapura dhe baza rajonale e Sputnik për Ballkanin është në Beograd. 100 milje larg Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, është e ashtuquajtura Qendra Humanitare Serbo-Ruse. Me dhjetëra spiunë dhe agjentë që trajnojnë njerëzit për situata emergjente. Mbi 3000 njerëz shkuan në trajnime në atë Qendër në pak më shumë se një dekadë. Pra, kush janë këta 3000 njerëz që shkuan në atë trajnim. Atëherë lufta hibride është shumë e pranishme në akademi, në universitet”, tha Kurti në fjalën e tij.

Tutje, Kurti tha se amabasadori rus në Serbi fton për takime studentë serbë të cilët sipas tij e mësojnë përrallën ruse se si do të duket bota.

“Ambasadori rus në Beograd fton në darka, studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Fakultetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, shkencave politike, sociologjisë e kështu me radhë, kështu që BE-ja derdh shumë para, dhe në mbrëmje, ata marrin përrallën ruse se si duket dhe do të jetë bota”, tha ai.

Duke folur për atë se sa i besojnë serbët BE-së, Kurti tha se shumica prej tyre besojnë se më shumë marrinë fonde nga Rusia sesa nga BE, gjë që sipasj tij është një genjeshtër.

“Ju mund të jepni shumë para dhe nëse pyesni tani, nëse bëni një sondazh në Serbi, ata do t’ju thonë se po marrin më shumë mbështetje financiare nga Rusia sesa nga BE, që është absolutisht e rreme”, tha Kurti.

In a @ChathamHouse discussion, Kosovo's PM @AlbinKurti explains why the Kremlin's infiltration of Serbia is a hybrid threat to the Western Balkans:

• 40% of Serbian MPs are members of the friendship group with Russia.

• Over the last decade, more than 3,000 people have been… pic.twitter.com/Cayw6elduh

— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) February 12, 2024
Kryeministri Kurti: Siguria, themeli mbi të cilin mund të rritet vendi ynë

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 13/02/2024 13/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?