KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Tiranë ngrihet memoriali përkujtimor për grupet e para stërvitore ushtarake të UÇK-së
RajonSiguri

Në Tiranë ngrihet memoriali përkujtimor për grupet e para stërvitore ushtarake të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 21:58 -12/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot është ngritur memoriali i cili përkujton grupet e para që u stërvitën ushtarakisht në formë të organizuar, me synimin për të çliruar Kosovën nga okupatori serb në afërsi të zonës së Surrelit në Tiranë.

Këto grupe u përgatitën 33 vjet më parë nga ushtarakët e ushtrisë shqiptare ku mes tyre në stërvitje morën pjesë, edhe Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra, të cilët sot janë dëshmorë të kombit.

Kjo është iniciativa e gazetarit Marin Mema nga Shqipëria, për të përkujtuar historinë e ushtrimit ushtarak të grupeve të para për çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu e ka cilësuar shumë të rëndësishme këtë iniciative e cila sipas tij forcon identitetin dhe përkujton historinë. Moisiu theksoi se forcimi i lidhjes me kombin është domosdoshmëri, aq më tepër tek brezat e rinj.

Ndërkohë në emër të oficerëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që i stërvitën këto grupe 33 vjet më parë, ish ushtaraku Ylli Mici theksoi se sakrificat e dëshmorëve nuk duhen harruar.

“Kujtimi dhe nderimi i tyre mbeten një detyrim”, theksoi Mici në fjalën e rastit.

Mesazhe gjatë këtij aktiviteti u përcollën jo vetëm nga familjarët e dëshmorëve, por edhe nga pjesëmarrësit në këto stërvitje sikurse Osman Ferizi.

Po kështu një fjalë të rastit ka mbajtur edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.

“Një shqiponjë prej bronzi qëndron mbi memorialin 5 metra të lartë, i cili është vendosur pranë repartit ku u zhvillua përgatitja ushtarake 33 vjet më parë”.

Kjo vepër është realizuar me mbështetjen e shqiptarëve të thjeshtë, duke mundësuar kështu për kryeqytetin një simbol të fortë bashkimi, siç e quajti iniciuesi dhe realizuesi i projektit, gazetari i Top Channel, Marin Mema.

“Është koha që ne të ndihemi të fortë si shqiptar, prandaj për ne kishte shumë rëndësi ky memorial, që të kuptohet që ne jemi të gjithë bashkë, që ne duhet të jemi të gjithë bashkë, që ne nuk duhet të ndahemi kurrë, pavarësisht asaj historie të padrejtë që është përpjekur gjatë gjithë kohës të na mbajë të tillë. Ndaj, ne të gjallët sot, duhet të dijmë të respektojmë kujtimin e dëshmorëve, t’i vendosim këmbët fort në tokë dhe të kuptojmë se gjaku i tyre është i shenjtë. Ne duhet të përulemi me respekt ndaj veprës së dëshmorëve” tha ndër të tjera në fjalën e tij Marin Mema.

Mema falenderoi të gjithë mbështetësit e këtij projekti mes të cilëve një falenderim të veçantë ja kushtoi z. Lazim Destani, si një ndër mbështetësit e kësaj vepre.

Në ceremoni morën pjesë familjet historike sikurse ajo Jashari, Çekaj, Pajaziti, Kodra, Hoxha e Qerimi, po kështu ish ushtarakë, diplomatë, figura të njohura të fushave të ndryshme.

Tashmë Tirana do të ketë vendin e saj ku të nderojë dëshmorët e lirisë Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Sali Çekajn, Ilaz Kodrën, etj.

Ky memorial është ngritur në një vend ku më parë nuk kishte asnjë shenjë që ta përkujtonte këtë histori.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Kosova News 12/02/2024 12/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?