KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i VV-së kërkon rishikim të mandatit të Lajçak: Ky format është vetëm sa për sy e faqe
Politikë

Deputeti i VV-së kërkon rishikim të mandatit të Lajçak: Ky format është vetëm sa për sy e faqe

Kosova News
Kosova News 12:20 -24/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, kërkon të bëhet rishikimi i mandatit të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Moszbatimi i udhërrëfyesit për marrëveshjen për energjinë në veri, sipas deputetit të mazhorancës është dëshmi se ky format i dialogut po vazhdon të bëhet sa për sy e faqe.

Ai thotë se në kuadër të mandatit të Lajçak duhet të ketë mekanizma për zbatim të marrëveshjeve dhe jo vazhdim të status-quo, e cila është në favor të Serbisë.

“Mosrespektimi i marrëveshjes për energjinë nga ana e Serbisë dhe mossuksesi konkret që dialogu ka prodhuar në dhjetë vitet e fundit, tregon se ky format është vetëm sa për sy e faqe për të thënë shkurt. Serbia e ka përdorur për dy objektivat kryesore të vetat, e para është që të pres që Rusia të ketë një pozicion më të fuqishëm negociues me BE-në dhe perëndimin. Në anën tjetër edhe memoria institucionale e BE-së dhe botës demokratike të mos jetë aty sa i përket të 90-tave. Pra në këto dy objektiva ka punuar Serbia sa i përket politikës së jashtme, ndërsa në politikën e brendshme, duke i bërë tresni shqiptarëve në Luginë të Preshevës, shpreson që sa ma gjatë të moszgjidhen problemet me Kosovën, aq më pak shqiptarë do të ketë në Serbinë e jugut. Në anën tjetër, duke e vendosur Kosovën në një dritë të jostabilitetit, duke moslejuar jetë normale dhe tentim të qytetarëve për të lëshuar Kosovën. Kjo e ngrit një urgjencë që mandati i përfaqësuesit special të BE-së, pa çka që shpesh herë bllanko thuhet se përkrahet nga të gjithë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të insistojmë, ose të ketë mekanizma që detyrojnë të zbatojnë marrëveshjet, sikur ajo e energjisë dhe targave. Të njëjtën kohë të shohin edhe konsekuencat dhe aspektet të tjera rrethanore, kur humbet kaq shumë kohë e kujt i merr kohën më shumë se Kosovës dhe Luginës së Preshevës… Vet përfaqësuesi Special duhet të rishikojë, pasi kredibiliteti bie kur ka takime të shpeshta, nënshkrime të marrëveshjeve por ato nuk zbatohen dhe rrjedhimisht gjendja mbet në status-qou që i shkon përshtati vetëm Serbisë”, thotë për KosovaPress, Abazi.

- Reklamë -

Për këtë arsye, Abazi thotë se dinamika e dialogut vazhdon të jetë e ulët, prandaj kërkon një shkëputje të procesit eurointegrues të Kosovë nga dialogu.

“Natyrisht se është dinamikë e ulët (e dialogut). Por, dialogu nuk mund të jetë mburojë për vendosjen e sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë dhe mospërputhjes së politikave të jashtme të Serbisë ndaj Rusisë, ashtu siç ka bërë Kosova. Mbajtja e tensionit mes Kosovës dhe Serbisë, ajo e bënë me qëllim që të fokusohet Bashkimi Evropian dhe faktorët ndërkombëtar në këto çështje dhe jo në atë çfarë Serbia prezanton në rajon, si një faktor rusë duke sfiduar edhe rendit, qetësinë dhe diplomacinë e BE-së. Nuk është e habitshme dhe e kalkuluar mirë që edhe vonesa e krijimit të Qeverisë atje dhe tentimi që tani të sabotohet dialogu dhe paraqitet si çështje kryesore diplomatike është mbulesë për Serbinë, në raport me atë çka prezanton në kontekstin evropian për Rusinë…10:33 E qartë është se për interesin e Serbisë është blerja e kohës, të vonojë sa më shumë që është e mundur përfundimin e dialogut me njohje të dyanshme. Por është hap pozitiv që Parlamenti Evropian për herë të parë ka kaluar një rezolutë, ku kërkohet njohja e dyanshme. Presioni ndaj Serbisë është duke u bërë më i madh dhe kjo duhet të vazhdohet. Në anën tjetër, dialogu nuk duhet të jetë e vetmja alternativë në ecjen e saj drejt integrimit evropian. Ne duhet të punojmë me krejt fuqinë tonë që të bëhet dallimi ndërmjet procesit integrues dhe dialogut që Serbia e ka përdorur se 10 vite për të ngadalësuar për çfarëdo lloj ecje progresive të Kosovës në raport me institucionet ndërkombëtare”, shton ai.

Deputeti i LVV-së kritikon Serbinë për moszbatim të marrëveshjes për energjinë në veri, derisa thotë se serbët lokal në Kosovë po përdoren si instrument politik nga Beogradi.

“Është për të ardhur keq që serbët lokal vazhdojnë të jenë të përdorur si instrument për qëllime të politikave të Beogradit. Kjo ka ndodhur për shkak të artikulimit të vetëm të qëndrimeve politike të serbëve të Kosovës përmes Listës Serbe dhe asnjë partie tjetër. Kjo kërkon një rishikim tjetër, besoj se duhet të intensifikohet në dialogun me serbët lokal. Natyrisht gjithmonë forma e destabilizimit të shteteve fqinje ka ndodhur përmes minoritetit serb, jo ndaj të gjithëve, por elementëve sikurse ishte ajo deklarata e Radojniqitit për të ngritur tensione dhe krijuar skenarë që mund të fajësojnë palët tjera dhe jo Serbinë për sabotimin e procesit”, shton ai.

Abazi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë se janë në rrugë të mirë për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Aplikimi ka ndodhur më 12 maj që është hap i rëndësishëm, janë konsultuar jo të gjithë, por partnerët kryesor, mos të themi sponzorizuesit drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës. Ky është një proces që nuk duhet të na ndajë” , përfundon Abazi.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Kosova News 24/07/2022 24/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit
12:28 -05/06/2026
FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01
12:10 -05/06/2026
Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike
11:53 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e një personi në Graçanicë, dyshohet për ryshfet në zgjedhje
11:36 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?