Në një dyqan në Vlorë janë gjetur mesditën e sotme mina dhe armë luftarake.
Policia ka vënë në pranga një person në lagjen “10 Korriku”, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Uniformat blu kanë rrethuar vendin e ngjarjes e më pas kanë vijuar kontrollin detajuar.
Në pamjet e siguruara nga mediat në Tiranë shihen armët që janë gjetur, përfshirë disa pistoleta.
Dyqani ka edhe një mbyllje me qepen, ndërkohë që brenda ka pasur materiale tekstile.
Hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes për të vijuar me gjetjen e detajeve në lidhje me armët e gjetura.




