KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biserko: Vuçiqi nën presion, veçanërisht për shkak të Banjskës
Politikë

Biserko: Vuçiqi nën presion, veçanërisht për shkak të Banjskës

Kosova News
Kosova News 14:28 -11/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë për “Antena M”, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nën presion të madh jo vetëm për shkak të parregullsive të konstatuara në zgjedhjet në Serbi, por veçanërisht për shkak të sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar. Në sulmin terrorist në Banjskë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Personalisht Vuçiqi është nën presion të madh jo vetëm për shkak të zgjedhjeve, por mbi të gjitha për shkak të Banjskës, pasi ishte një kërcënim i sigurisë për të gjithë rajonin, por edhe për Evropën, kërcënim ndaj së cilit Perëndimi reagoi menjëherë. Raporti që doli nga Qeveria e Kosovës ishte shumë i detajuar dhe shumë bindës. Nga ana tjetër keni Rusinë që e falënderon Serbinë, e që padyshim ka një ndikim të fuqishëm në disa prej strukturave të këtij vendi”, tha Biserko.

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një Rezolutë që kërkon hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara në zgjedhjet të mbajtura në Serbi në dhjetor të vitit të kaluar. Po ashtu u tha se do të ketë pezullim të fondeve nëse konstatohet ndërhyrje e shtetit.

Biserko nuk pret që Vuçiq të reagojë në këtë moment për qëndrimet e Rezolutës së PE-së për zgjedhjet dhe për Kosovën, pasi thotë se pret zgjedhjet amerikane e evropiane. Sa i përket Kosovës, Biserko tha se Vuçiq e ka dorëzuar atë me Marrëveshjen e Brukselit.

“Pozicioni i tij do të përcaktohet ashtu siç ecin gjërat. Do të duhet pak kohë, sepse ai sigurisht se nuk do të marrë vendime tash dhe shpejt. Vuçiqi në thelb e dha Kosovën me Marrëveshjen e Brukselit”, tha Biserko.

Për Rezolutën e PE-së ajo tha se ishte e pritshme.

“Rezoluta ishte e pritshme, u fol shumë. Është moralisht e politikisht dhe kaq detyruese! Së dyti, të gjitha qeveritë, përveç asaj hungareze e ndoshta sllovake, mbështesin dhe ushtrojnë presion në këtë drejtim”, tha Biserko.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Kosova News 11/02/2024 11/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?