KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti priti bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil, flasin për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon
Politikë

Kurti priti bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil, flasin për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon

Kosova News
Kosova News 20:16 -10/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe përfaqësues të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), pas takimit që kishin së bashku me liderët e partive simotra rajonale të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. 

Kryeministri i uroi mirëseardhje z. Klingbeil për vizitën e tij të parë në Kosovë. 

Përgjatë takimit, u fol rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe rajon, çështjeve aktuale, qeverisjes mbi vlera dhe parime socialdemokrate, marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe rreth zgjedhjeve të ardhshme evropiane në pranverë. 

Në takimin ku të pranishëm ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryeministri Kurti e njoftoi z. Klingbeil për rezultatet dhe arritjet e qeverisjes së deritanishme, me theks tek politikat sociale universale që janë prezantuar për herë të parë, siç është ajo e shtesave për fëmijë dhe nëna të reja, dhe për masat e tjera që qëllim kanë rishpërndarjen e rritjes ekonomike. 

Kryeministri gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SPD-së për shtetin e Kosovës dhe zhvillimin demokratik të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kosova News 10/02/2024 10/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Një e mitur lëndohet pasi shoferi godet shenjën e komunikacionit në Landovicë
10:11 -17/05/2025
Treni përplaset me një veturë në Çikatovë të Drenasit
09:55 -17/05/2025
Rama: Ditë historike e Evropës në Shqipëri
09:36 -17/05/2025
Tre të arrestuar e pesë armë të sekuestruara në Prishtinë
09:05 -17/05/2025
Policia sekuestron armë në Zubin Potok, shoqërohet një person
09:04 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?