Garda nuk lejon deputetët e përjashtuar të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë.
E kjo ka nxitur reagimin e deputetëve opozitar, të cilët nisën ‘aksionin’, duke i lyer me miell punonjësit e Gardës.
Ishte deputeti Flamur Noka ai që iu hodhi miell punonjësve. Madje përfundoi dhe vetë duke u bërë me miell.
Garda ka marrë fytyrën e narkoregjimit. Ne përfaqësojmë popullin shqiptar. Popullit shqiptar nuk i njihet asnjë e drejtë. Për çfarë jemi ne këtu, që t’i bëjmë Pazar Ramës dhe fresk Lindës. Jemi për të përfaqësuar ata që duan lirinë. Të na thotë dikush se çfarë rruge duhet të ndjekim”, u shpreh Noka për mediat.





