KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Serbia është në presion të madh nga ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës
Politikë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Serbia është në presion të madh nga ndërkombëtarët për çështjen e Kosovës

Kosova News
Kosova News 19:52 -07/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Agim Nesho ish-ambasador në OKB, ka thënë se Serbia është duke tentuar të thërras seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, por që sipas tij kjo mund edhe të dështoj.

Ai në RTV Dukagjini, tha se edhe në rast se mbahet kjo seancë, nuk do të ketë asnjë pasojë negative për Kosovën.

Sipas tij, Serbia është në pozitë jashtëzakonisht të rëndë sa i përket presionit ndërkombëtar.

“Nuk e dimë nëse do të ndodh kjo a po jo, Vuciq ka thënë se do bëjmë presion por nuk e dimë sepse 9 vende anëtare e njohin Kosovën dhe kështu ky është numri i caktuar i kuorumit… Prandaj edhe mund të realizohet, por ajo që është e dukshme se nuk do ketë asnjë pasojë për Kosovën”.

“Për arsye se duket se është një formë presioni, Serbia është në një pozitë të rëndë para opinionit publik. Nesër vendimi i PE-së do jetë prezent, është presion i jashtëzakonshëm që ka filluar me deklaratën e Cameroon dhe kryeministrit të Irlandës që ose të mbetet satelit i Rusisë ose të bashkëpunojë për një të ardhme të përbashkët me BE-në duhet ta njohin një realitet të pakthyeshëm që është republika e Kosovës”, tha ai.

Tutje Nesho theksoi se Rusia bashkë me Serbinë po presin që situata gjeopolitike të ndryshojë në mënyrë që të diskutohet çështja e Kosovës brenda Këshillit të Sigurimit me rezolutën 1244.

Sipas tij, ka presion mbi Serbinë sidomos nga ShBA dhe Britania që ta pranojnë Kosovën si shtet.

Gjithashtu lexoni:

Tirana bën bashkë liderët në samitin e Komunitetit Politik Evropian

Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen

Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje

Kosova News 07/02/2024 07/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Tirana bën bashkë liderët në samitin e Komunitetit Politik Evropian
08:52 -16/05/2025
Sot mot i vranët e me shi
08:33 -16/05/2025
Krasniqi përjashton mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
23:11 -15/05/2025
Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?