KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi për projektligjin e KPM-së: Është sipas direktivave të BE-së, rritet transparenca e pronësisë së mediave
Politikë

Bislimi për projektligjin e KPM-së: Është sipas direktivave të BE-së, rritet transparenca e pronësisë së mediave

Kosova News
Kosova News 11:38 -07/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, ka thënë se projektligji i ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) do të rrisë transparencën e pronësisë së mediave.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të mërkurën u shqyrtua në parim projektligjin për KPM-në. Tani pritet të përcillet në Kuvend, mes shumë kritikave.

Bislimi ka thënë se ky projektligj është në përputhje me direktivat evropiane.

Tea Blakaj, këshilltare ligjore në Qeveri, ka thënë se projektligji ka kaluar në të gjitha fazat e konsultimit publik.

“Kemi transpozuar të gjithë direktivën evropiane”, ka thënë Blakaj.

Por deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, ka rekomanduar që ky projektligj të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias.

“Kam disa vërejtje për të cilat nuk do të flas në grupe punuese. Mediat nuk janë të lira me këtë projektligj. Do të ketë mundësi që t’i cungohen disa liri dhe kësaj i vjen era diktaturë”, ka thënë ai.

Por në kundërpërgjigje, Bislimi ka ironizuar duke thënë se ose “nuk qëndron ajo që nuk kemi transpozuar direktivën evropiane ose direktivat evropiane janë kundër lirisë së mediave”.

“Askush nuk e cungon të drejtën për të dhënë komente, por askush nuk jep siguri që komentet të jenë të sakta… një ekonomi që synon t’i përafrohet Komisionit Evropian synon formalitet e jo informalitet”, ka deklaruar zëvendëskryeministri, duke iu referuar obligimit për regjistrim në KPM të mediave online që publikojnë video siç parashihet në projektligj.

Për këtë projektligj, javën e kaluar, KPM-ja dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mbajtën konferencë të jashtëzakonshme, duke akuzuar Qeverinë se po tenton t’i fusë nën kontroll mediat.

Gjithashtu lexoni:

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Largimi i Arben Visoqit nga puna, Policia del me komunikatë

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?