KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KPM-ja ia rikthen “Artmotion” kanalet e Serbisë “Arena”, të cilat shfaqën mesazhe mbështetëse për terroristët e vrarë më 24 shtator në Banjskë
Lajme

KPM-ja ia rikthen “Artmotion” kanalet e Serbisë “Arena”, të cilat shfaqën mesazhe mbështetëse për terroristët e vrarë më 24 shtator në Banjskë

Kosova News
Kosova News 21:19 -06/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisoni i Pavarur i Mediave (KPM) në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e tij  të marrë më 3 tetor të vitit 2023, përmes të cilit kishte pezulluar kanalet sportive të “Arena”, pasi në to ishin shfaqur mesazhe e thirrje mbështetëse për terroristët e vrarë më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Kjo çështje ishte trajtuar nga gjyqësori, i cili kishte refuzuar ankesën e kompanisë “Artmotion” ndaj vendimit të KPM-së. Gjykata Komerciale kishte vendosur në favor të KPM-së.Sot, vetë KPM-ja e shfuquzoi vendimin e saj, duke i kthyer kanalet sportive “Arena” me arsyetimin se kanë ndryshuar rrethanat e këtij rasti, duke përmendur kërkimfaljen nga operatori, garancinë se nuk do të përsëritet më një gjë e tillë dhe “është marrë mësimi i duhur”.

“Kanalet e (pezulluara) kanë marrë mësimin e duhur, janë bërë glorifikime jo të duhura. E kemi treguar veten shumë seriozë, pa hezitim kemi vendosur, e kanë marrë leksionin e duhur. Zyra e ka monituruar gjatë gjithë kohës zbatimin e këtij vendimi. Një qasje e tillë nuk do të tolerohet”- u tha në mbledhjen e KPM-së.Kërkesën për rikthim të kanaleve kompania “Artmotion” e kishte bërë dje, më 5 shkurt, duke thënë se “vendimi i KPM-së do të ishte mirë të revokohet” dhe të lejohet rikthimi i kanaleve të “Arena”.

“Duke u bazuar në faktin se “Artmotion” ka siguruar të gjitha mekanizmat e monitorimit për kanalet e “Arena Sport” si dhe rëndësinë e eventeve sportive për klientët tanë… meqë vendimi kishte karakter të përkohshëm dhe konsiderojmë se janë plotësuar kushtet të cilat e lejojnë KPM-në të aprovojë kërkesën tonë për rikthim në ritransmetim të kanaleve të “Arena” gjithmonë nën monitorim të rreptë nga ‘Artmotion’” – thuhet në kërkesën e bërë nga “Artmotion”.

KMP-ja me 4 vota pro e miratoi kërkesën, duke thënë se do nxirret një vendim i ri për këtë çështje me karakter paralajmërues në gjoba më direkte në rast të përsëritjes së atyre veprimeve./kallxo.com

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për sulm seksual

Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku

Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës

Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Kosova News 07/02/2024 06/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për sulm seksual
09:45 -07/07/2025
Vdes një foshnjë gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet
09:27 -07/07/2025
Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
09:09 -07/07/2025
Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku
08:38 -07/07/2025
Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?