Disa punëtorë teknikë, nën vëzhgimin e Policisë së Kosovës, sot, gjatë ditës, në ndërtesën e Komunës së Zubin Potukut kanë vendosur tabelën zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në këtë tabelë fillimisht figuron stema e shtetërore ku më poshtë është shkruar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, Republika e Kosovës- Komuna e Zubin Potokut.
Mësohet se gjatë vendosjes së kësaj tabele nuk pati ndonjë reagim nga serbët lokalë.


