KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla prezanton sukseset e Kosovës para ministrave të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Politikë

Gërvalla prezanton sukseset e Kosovës para ministrave të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Kosova News
Kosova News 22:17 -05/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian pa vonesa dhe ndryshimi i qasjes së BE-së në raportet me armiqtë e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, ishte kërkesa që adresoi ministrja Gërvalla para homologëve të saj nga shtetet anëtare të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë në takimin ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Në këtë takim  ku u diskutua rreth integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit të MPJD-së, në sesionin e parë të takimit ministror, ministrja Gërvalla paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në demokraci, sundim të ligjit, mbrojtje të të drejtave të pakicave, plotësim të kritereve të para anëtarësimit dhe harmonizimit të legjislacionit me atë të BE-së.

“Ne duhet të sigurohemi që ngjarjet e tmerrshme të 24 shtatorit të vitit 2023, kur Kosova u përballë me aktin e agresionit serb, të mos përsëriten. Për të parandaluar këtë, ne duhet të vendosim përgjegjësi shtetërore dhe masa ndëshkuese ndaj akteve të agresionit që provokojnë dhe nxisin konflikte”, tha ministrja Gërvalla para homologëve të  saj.

Sipas njoftimit, ajo falënderoi nikoqirin, ministrin Tajani për mbështetjen dhe potencoi përkushtimin e Kosovës në krijimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm, duke nënvizuar edhe nevojën e moslejimit të akteve të tjera si akti i agresionit të Serbisë në Kosovë, me 24 shtator, 2023, në Banjskë.

Në fund Ministrja Gërvalla deklaroi se arritja e normalizimit, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit ekonomik kërkon avancim demokratik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, i nxitur nga vlerat e përbashkëta dhe orientimi strategjik. Ajo theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfida të përbashkëta dhe përpjekjet kolektive janë thelbësore për tejkalimin e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 05/02/2024 05/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?