KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deklarata e ashpër nga BE, Musliu: Kërkoni nga Serbia të shmangë provokimet në Kosovë
Politikë

Deklarata e ashpër nga BE, Musliu: Kërkoni nga Serbia të shmangë provokimet në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:39 -04/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit rreth çështjes së dinarit dhe mbylljes së strukturave paralele në Kosovë.

SHBA, Bashkimi Evropian dhe Gjermania përmes disa reagimeve kanë kërkuar që Kosova të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

E, për këtë ka reaguar Musliu përmes një postimi në platformën “X”, ku ka shkruar se Bashkimi Evropian duhet të kërkojë nga Serbia që të shmangë provokimet në Kosovë.

“Kosova të shmang veprimet e njëanshme në Kosovë? Kërkojini Serbisë të shmangë provokimet në Kosovë”, thuhet në reagimin e Musliut.

Kosovo to avoid unilateral actions in #Kosovo?
Ask #Serbia to avoid provocations in Kosovo! https://t.co/jM9x8040le

— Agim Musliu (@agim_musliu) February 4, 2024
BE shpreh shqetësim që Kosova po i mbyll institucionet e drejtuara nga Serbia

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë.

Stano ka thënë se BE është e shqetësuar edhe me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

“Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Stano.

Ndryshe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”. 

Deputetja britanike Alicia Kearns reagon ndaj deklaratës së Hovenierit: Ku është balancimi, heshtja për sulmin në Banjskë mbetet ende e shurdhër
Sinani thekson se BE po përdor standarde të dyfishta: Nuk reagon ndaj spastrimit të shqiptarëve në Luginë…

Gjithashtu lexoni:

Osmani flet me Prattipatin e SHBA-së për “pasojat nga zvarritja”

Mbyllja e strukturave paralele, Ambasada Gjermane: Veprimet që rrisin tensionet nuk ndihmojnë në heqjen e masave

Haradinaj përmend propozimet që do t’i ofrojë Osmanit

Peci: Albulena Haxhiut jeni duke i hyrë në hak si shoqëri

Peci: Jemi duke bërë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate, Haxhiu nuk është shkaktari i kësaj

Kosova News 04/02/2024 04/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Osmani flet me Prattipatin e SHBA-së për “pasojat nga zvarritja”
12:40 -15/05/2025
Mbyllja e strukturave paralele, Ambasada Gjermane: Veprimet që rrisin tensionet nuk ndihmojnë në heqjen e masave
12:13 -15/05/2025
Haradinaj përmend propozimet që do t’i ofrojë Osmanit
11:56 -15/05/2025
Peci: Albulena Haxhiut jeni duke i hyrë në hak si shoqëri
11:50 -15/05/2025
Peci: Jemi duke bërë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate, Haxhiu nuk është shkaktari i kësaj
11:46 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?