KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Arsim

Kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kosova News
Kosova News 17:10 -23/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një kallëzim penal është ngritur ndaj Fatos Osmanit, këshilltar politik në Kabinetin e ministres Arbërie Nagavci dhe një ndaj Feime Llapashticës, udhëheqëse për planprograme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), nën dyshimet se kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar.

Kallëzim penal i ngritur nga Shtëpia Botuese “Luarasi”, përmes avokatit Driton Muharremi, hedh dyshime se Fatos Osmani në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore (KEPTSH), në MASHT dhe Feime Llapashtica në cilësinë e anëtares, kane tejkaluar kompetencat e tyre duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qellim te përfitimit të dobisë pasurore tjetrit dhe duke i shkaktuar dëm Shtëpisë Botuese në fjalë.

Fillimisht, thuhet se Këshilli i Eksperteve për Programe për Tekste Shkollore ka publikuar rezultatet preliminare për tekstet te klasave 4 dhe 9, respektivisht vlerësimin e dorëshkrimit te tekstit Matematika 4 e Shtëpisë Botuese “Luarasi”  ku recensenti me Kod M43 dorëshkrimin ne fjale e ka vlerësuar me note 2.66 duke pretenduar se setit i mungon libri fletore pune dhe ne ketë mënyre ia ka pamundësuar kalimin e librit me poenë për vlerësim pozitiv.

Mirëpo, më pas komisioni i ankesave kishte ftuar ekspertin dhe i njëjti kishte thënë se libri i plotëson kushtet për përdorim (kalueshmëri) dhe e ka vlerësuar me notën 3.00. Kështu, sipas këtij kallëzimi penal, Këshilli kishte injoruar vendimin e komisionit të ankesave për rishqyrtimin e dorëshkrimit dhe kishte vazhduar me procedura.

“Betimi për Drejtësi” ka dërguar pyetje të enjten këshilltarit të Nagavcit, Fatos Osmanit në e-mail për t’u përgjigjur lidhur me pretendimet e “Laurasit”, mirëpo, ai nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkaq, duke mos komentuar pretendimet e kësaj shtëpie botuese, anëtarja e Këshillit Feime Llapashtica, i ka përcjell “Betimit për Drejtësi”, një e-mail, në të cilit thuhet të jetë njoftuar shtëpia botuese se KEPTSH, e ka trajtuar me shumë seriozitet çështjen dhe pas vlerësimit përfundimtar kanë ardhë në përfundim se vlerësimi i librit me 2.66 nuk i përkasin standardit 14.

“Recensenti M43  nuk ka pasur për të vlerësuar standardin 14 që lidhet me fletoren e punës dhe rrjedhimisht nuk e  ka vlerësuar atë standard. I bie që poenat e tij nuk i përkasin edhe standardit 14 dhe kështu totali i pikëve 2.66, nuk prodhon efekt të dëmtimit të vlerësimit të këtij dorëshkrimi për shkak të mungesës apo jo të fletores së punës. KEPTSH verifikoi se dy recensentët tjerë e  kanë vlerësuar standardin 14 dhe i bie që totali i pikëve të fituara vjen nga një vlerësim i plotë i dorëshkrimit”, thuhet në e-mailin që komisioni i kishte përcjellë shtëpisë botuese.

Kurse, ushtruesi i Kallëzimit penal, i kanë propozuar Prokurorisë Themelore ne Prishtine qe të marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve dhe te fillojnë sa me pare hetimet kundër te dyshuarve, te ngritët aktakuza dhe shpallën fajtorë për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 3 pika 3.6 lidhur me paragrafin 1 te KPRK-së./BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Rizvanolli: Furnizimi me ujë i komunave veriore nga KRU Mitrovica i ka kushtuar Kosovës 19.5 milionë €

Basha ironizon kërkesat për ndërrim kandidati: Nuk ndërrohet lojtari se ashtu do kundërshtari

TAGGED: kallezimi penal, zyrtaret
Kosova News 23/07/2022 23/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri
23:29 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?