KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjeloshaj: S’ka ndryshim të qëndrimit – emërimi i ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë është në procedurë
Rajon

Gjeloshaj: S’ka ndryshim të qëndrimit – emërimi i ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë është në procedurë

Kosova News
Kosova News 23:26 -02/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Mal të Zi u zhbllokua funksionimi i disa institucioneve të drejtësisë dhe Mali i Zi zhvilloi konferencën ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Megjithatë, zgjedhja e përfaqësuesit të forcave politike pro-serbe dhe pro-ruse për kryetar të parlamentit, Andrija Mandiq, ka ngjallur shqetësime tek Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zëvendë kryeministri dhe ministri i Ekonomisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se roli i Andrija Mandiq, përfaqësues i partive pro-serbe dhe pro-ruse si kryeparlamentar dhe përfshirja gjatë këtij viti në kabinetit qeveritar të përfaqësuesve të tjerë të këtyre forcave, nuk do të ndryshojnë orientimin euroatlantik të Malit të Zi.

Sipas tij, çështjet si integrimet euroatlantike dhe vazhdimi i sanksioneve ndaj Rusisë, janë pjesë e marrëveshjes së koalicionit, të cilën qeveria do ta respektojë.

“Nëse ka shkelje të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, nuk do të largohemi vetëm ne, por edhe të tjerët. Mendoj se ai që do të shkelte pikat e marrëveshjes nuk do të jetë më pjesë e qeverisë”, tha Gjeloshaj.

Ai foli edhe për mundësinë e tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Tha se Qeveria është në procedurë të emërimit të ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë dhe se nuk ka ndryshim as për këtë çështje.

“Qeveria e Malit të Zi në 100 ditëshin e parë i ka vazhduar sanksionet ndaj Rusisë. Pra, nuk ka pasur ndryshim të kursit politik. Qeveria është në procedurë të emërimit të ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë. Pra, nuk ka ndryshim as për këtë çështje”, deklaroi Gjeloshaj.

“Mendojmë se për aq kohë sa do të respektohet marrëveshja e koalicionit, qeveria do të jetë e përqendruar krejtësisht në zbatimin e asaj që është përfshirë në atë. Kjo përfshin çështjet si integrimet euroatlantike, përkrahja e Ukrainës dhe vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Pra, do të ketë një përputhje të politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe atë të partnerëve tanë të NATO-s në çdo aspekt”.

Ai tha se mendon që qeveria do të vazhdojë të respektojë këto çështje dhe ashtu si deri tani edhe në të ardhmen qëndrimet e kaluara të dikujt nuk do të ndryshojnë këtë politikë.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 02/02/2024 02/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?