KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Alarmon Abazoviq: Qeveria malazeze arriti të prishë marrëdhëniet me tre shtete të NATO-s
Rajon

Alarmon Abazoviq: Qeveria malazeze arriti të prishë marrëdhëniet me tre shtete të NATO-s

Kosova News
Kosova News 15:35 -02/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha të premten se qeveria e re malazeze, në më pak se njëqind ditë që nga zgjedhja e saj, arriti të prishë marrëdhëniet me tre anëtarë të NATO-s, përkatësisht Kroacinë, Turqinë dhe Gjermaninë.

“Për shkak të mosekstradimit të shtetasit turk, Binali Camgoz, erdhëm në situatën e prishjes së bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Republikën e Turqisë. Ky bashkëpunim në vitet e kaluara ishte i kënaqshëm. Një numër i madh i kriminelëve nga Mali i Zi shpeshherë kanë qëndruar në Turqi dhe anasjelltas, kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi, por prokuroritë kanë shkëmbyer informacione”, ka thënë ai.

Mali i Zi refuzoi të ekstradonte Camgoz për shkak të gjendjes shëndetësore dhe origjinës etnike, e cila, siç dyshojnë ata, mund t’ia rrezikonte jetën dhe për këtë arsye ka kërkuar azil politik.

Ish-kryeministri pretendon gjithashtu se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore me Kroacinë janë prishur për shkak të mosmarrëveshjes për anijen “Jadran”, raporton gazeta dan.

“Unë besoj se ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq ka të drejtë kur është fjala për anijen ‘Jadran’ dhe besoj se kjo anije është e Malit të Zi, por marrëdhëniet me Kroacinë aktualisht janë të këqija”, tha Abazoviq.

Në mesin e janarit, ministri i Jashtëm malazez, Filip Ivanoviq nuk përjashtoi mundësinë e zgjidhjes së çështjeve të hapura përmes instrumenteve ndërkombëtare, nëse ato nuk zgjidhen mes palëve, ndërsa shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi bëri thirrje për dialog mes Podgoricës dhe Zagrebit.

Ai përkujtoi se qeveria aktuale e ka detyruar edhe ambasadorin gjerman në Mal të Zi, Peter Felten, të arsyetohet se nuk ka ndikuar në vendimin për minierën në Mojkovc.

“Kjo do të ketë efekte të këqija në marrëdhëniet me Gjermaninë. Mund të ishte zgjidhur ndryshe”, tha Abazoviq.

Kujtojmë se ambasadori gjerman në Podgoricë, Peter Felten, pretendon se nuk ka ushtruar presion ndaj anëtarëve të Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e minierës së Brskovës, por se ka avokuar që shteti malazez ta shqyrtojë projektin me kujdes dhe të ketë vlerësim objektiv. Felten thotë se promovimi i investimeve gjermane në Mal të Zi është pjesë e aktivitetit kryesor të ambasadës.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 02/02/2024 02/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?