Lëvizja Vetëvendosje që ka pushtetin në nivelin qendror, ka publikuar 12 të arritura që ka shënuar Republika e Kosovës vetëm gjatë muajit janar, dhe e konsideron muajin e parë të këtij viti si të jashtëzakonshëm.
Fillimisht nga Vetëvendosje si e arritur është përmendur liberalizimi i vizave.
“Janari – një muaj i jashtëzakonshëm me shumë punë dhe arritje të rëndësishme për Republikën tonë!”, thuhet në shkrimin që ka publikuar në rrjetin social Facebook.
Tutje nga ky subjekt politik thuhet se përparim është shënuar në politikë të jashtme, ndërsa ka pasur konsolidim përbrenda, siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.