KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçeviq thotë se janë të shqetësuar për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Turqi
Rajon

Vuçeviq thotë se janë të shqetësuar për marrëveshjen ushtarake Kosovë-Turqi

Kosova News
Kosova News 21:43 -30/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviq tha sot se Serbia është e shqetësuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje kornizë ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, dhe se vendi i tij po monitoron me kujdes atë që po ndodh dhe se do të ketë një përgjigje adekuate.

“Jo vetëm politikisht, por ne do t’i përshtatim kapacitetet tona për të gjitha sfidat, rreziqet, madje edhe rreziqet për atdheun tonë, sepse shtrohet pyetja – për kë dhe për çfarë është e armatosur e ashtuquajtura ushtri e Kosovës. Një tjetër ushtri shqiptare, de fakto, kur shikon përbërjen etnike”, u tha Vuçeviq gazetarëve në kazermën e Beogradit në Topçider, pas ekspozimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake të Ushtrisë së Serbisë.

Ai përsëriti frazën e autoriteteve në Serbi se kjo është në kundërshtim me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe sipas tij kjo paraqet “shkelje të drejtpërdrejtë të të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare”, duke shtuar se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Kosovës (të cilës ai i referohet Prishtinës) “nuk është një gjë e re”.

“NATO nuk bashkëpunon institucionalisht me të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës, nuk merr pjesë si aleancë në transformimin, në atë që ata i quajnë Forca të Armatosura të Kosovës, që në fakt është në kundërshtim me Kushtetutën e tyre, por  disa shtete anëtare janë kontribuuese të fuqishme në këtë proces dhe Turqia është ndoshta lider ndër to”, tha Vuçeviq.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 30/01/2024 30/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?