Prodhimet nga industria e drurit të dhjetë kompanive nga Kosova nga data 06 deri më 10 shkurt 2024 do të promovohen në Panairin ndërkombëtar “Stockholm Furniture Fair” që do të mbahet në Stockholm të Suedisë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK) dhe projektin Fostering Employment and Groëth Opportunities (FEGO), kanë siguruar hapësirën ekspozuese 290 m2 në këtë panair për kompanitë vendore pjesëmarrëse nga industria e drurit.
“Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare që krahas promovimit të produkteve, të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me kompani të jashtme, me synim rritjen e eksportit”, thuhet në një njoftim të MINT.
Tutje bëhet e ditur se prodhimet e dhjetë kompanive nga Kosova nga industria e drurit në Panairin “Stockholm Furniture Fair” do të jenë të ekspozuara në shtandin C07:42, C07:43.


