Kryeministri i zgjedhur i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka premtuar të dielën se do ta përmbushin ëndrrën për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane.
Ai ka thënë se më 28 janar është përmbushur ëndrra për kryeministrin e parë shqiptar.
“Sot përmbushet ëndrra për Kryeministër të parë shqiptar! Sot premtoj se do e përmbushim ëndrrën edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përparuar, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane! Shtet ku të rinjtë do të duan të kthehen, ku gjenerata ime do i shohë nipërit si rriten, ndërsa më të moshuarit do të krenohen që investimi në shtetësinë ka dhënë rezultat”, ka shkruar ai.
Pro Xhaferit kryeministër të Qeverisë teknike në këtë vend votuan 65 deputetë pro, tre kundër.


