Kryekuvendarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar Talat Xhaferin për kontributin e tij si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Përmes rrjetit social Facebook bëhet e ditur se kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar Talat Xhaferin, për punën e tij si kryeparlamentar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
“Përgëzime kolegut dhe mikut Talat Xhaferi për kontributin si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, për progresin, demokratizimin, evropianizimin dhe zhvillimin e të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj dhe mik.
Urime dhe suksese në detyrën e Kryeministrit të RMV!”, ka shkruar ajo në fund të urimit.



