KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rritja e rasteve të fruthit në Evropë, Kosova s’ka asnjë rast të konfirmuar
Shëndetësi

Rritja e rasteve të fruthit në Evropë, Kosova s’ka asnjë rast të konfirmuar

Kosova News
Kosova News 08:29 -27/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar lidhur me rritjen e rasteve të fruthit në rajon dhe Evropë. Pavarësisht kësaj, në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara me fruth. Institucionet e shëndetësisë apelojnë për vaksinim të fëmijëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po mbikëqyr vazhdimisht situatën sa i përket përhapjes së fruthit. Kjo, pas rritjes së kësaj sëmundjeje ngjitëse në rajon e Evropë. Deri më tash, në Kosovë nuk ka raste të konfirmuara.

“Instituti Kombëtar përcjell ne vazhdimësi situatën epidemiologjike me të gjitha sëmundjet ngjitëse dhe jo ngjitëse. Kosova është e ruajtur nga sëmundjet e fruthit për shkak të suksesit të imunizimit kundër fruthit dhe sëmundjeve tjera. Për shkak se Kosova është e mbrojtur, nuk kemi asnjë rast të fruthit dhe sigurisht kjo do të përcillet në vazhdimësi”, thotë Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së.

Vaksinimi po shihet si mënyra më e mirë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Prandaj, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se Kosova ka shkallë të mirë të vaksinimit.

“Me paraqitjen e rasteve të fruthit në Evrope, ministria e Shëndetësisë menjëherë ka komunikuar me IKSHPK-ne dhe ne raportet që na vijnë në baza ditore nga ky institut, jam i lumtur që akoma nuk kemi raste. Kjo tregon një punë të jashtëzakonshme që e bën edhe instituti por edhe kujdesi parësor shëndetësor në vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit, shkallë kjo që është mbi 90% e vaksinimit”, thotë Vitia.

Fruthi është ndër sëmundjet më ngjitëse dhe me vdekshmëri më të lartë te fëmijët nën moshën 5 vjeç. Prindërve dhe kujdestarëve ligjorë u bëhet thirrje të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë ata me kohë.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 27/01/2024 27/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?