I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Në një postim në rrjetin social “X”, Lajçak ka thënë se ka krahasuar shënimet me eurodeputeten në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë e në rajon.
Po ashtu temë diskutimi ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi dhe situata pas zgjedhjeve në Serbi.
“Është mirë të krahasohen shënimet me eurodeputeten Viola Von Cramon lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe gjithashtu u thelluam në peizazhin paszgjedhor në Serbi, së bashku me dinamikën brenda Parlamentit Evropian”, ka shkruar Lajçak.


