KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “53 milionëshi”, Prokuroria kërkon dënim maksimal për katër të akuzuarit
Siguri

“53 milionëshi”, Prokuroria kërkon dënim maksimal për katër të akuzuarit

Kosova News
Kosova News 17:44 -26/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokurori special Valdet Gashi, në fjalën përfundimtare,  ka kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, në rastin e njohur i “53 milionëshi”. Kurse, mbrojtja e të akuzuarve kërkoi lirimin e të akuzuarve nga akuza.

“Kërkojmë nga Gjykata që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën penale që aktakuza i ngarkon, t’i dënojë me dënim maksimal të paraparë për veprën penale në fjalë”, tha prokurori Gashi gjatë shtjellimit të fjalës përfundimtare.

Prokurori Gashi, tha se nga provat materiale, por edhe dëgjimi i dëshmitareve, pa mëdyshje është vërtetuar se katër të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.

Gashi tha se edhe përkundër posedimit të opinionit të kompanisë mbikëqyrëse të projektit të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, “Hill International”, është procedura me pagesën e 53 milionëve.

Sipas prokurorit, lidhur me këtë rast është nënshkruar marrëveshje për zgjatjen e përfundimit të punëve pa kosto shtesë.

Ai thotë se pa mëdyshje është vërtetuar qoftë elementi subjektiv ose objektiv që midis katër të akuzuarve ekziston elementi i bashkëkryerjes.

Pas prokurorit Gashi, me fjalë përfundimtare vazhdoi mbrojtësi i Lekajt, avokati Musa Damati. Ai tha se autoriteti përfundimtar për realizmin e pagesës së 53 milionëve ka qenë Qeveria e Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, Lekaj nuk është nënshkrues i kontratës bazë për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Në këtë çështje, vendimmarrja ka qenë vendim kolegjial dhe jo individual”, tha Damati.

Andaj, në fund Damati i propozoi trupit gjykues të nxjerrë një vendimi lirues ndaj Lekajt.

Edhe avokati Florent Latifaj tha se i mbrojturi i tij Nebih Shatri nuk është përgjegjës për asnjë veprim të tij apo pikë të aktakuzës, duke shtuar se i njëjti ka vepruar konfrom ligjit.

Avokati Latifaj tha se me aktin nënshkrimit nga Shatri është bërë një e mirë Kosovës, duke arritur të përfundohet autostrada. Ai i ka propozuar gjykatës të shpallë aktgjykim lirues ndaj Shatrit.

I akuzuari Shatri tha se edhe po të mos e kishte nënshkruar marrëveshjen për zgjatjen e përfundimit të punimeve sërish do akuzohej se përse s’e ka nënshkruar, prandaj tha se me veprimet e tij rruga ka arritur të përfundohet.

Edhe mbrojtësi i Berishës, avokati Afrim Salihu tha se klienti i tij duhet të dalë i pafajshëm bazuar në provat materiale të bashkëngjitura në aktin akuzues dhe provat shfajësuese të propozuara nga i mbrojturi i tij.

Gjithashtu, Salihu tha se i akuzuari Berisha ka pasur vetëm cilësinë e këshilltarit politik pa gëzuar kështu të drejta ekzekutive, ku në fund i njëjti kërkoi që i akuzuari të lirohet nga akuza.

Edhe mbrojtësja tjetër e Berishës, avokatja Teuta Xhema tha se me asnjë provë të vetëm Prokuroria Speciale nuk ka arritur të vërtetojë se akuza është e bazuar, duke i propozuar gjykatës që në fund të nxjerrë aktgjykim lirues për klientin e saj.

I akuzuari Berisha tha se pagesa e 53 milionëve është bërë për shkak të neglizhencës së qeverive të kaluara, duke mos ndarë mjete të mjaftueshme buxhetore për një projekt madhor siç ishte ndërtimi i autostradës “Arbën Xhaferi”.

Krejt në fund, fjalën përfundimtare e dha edhe mbrojtësi i Tahirit, avokati Urim Vokshi, i cili tha se klienti i tij akuzohet se ka shkelur rregulla për të cilat s’dihet nëse janë miratuar.

Vokshi tha se Tahiri është i pafajshëm pasi që akuza e Prokurorisë e ngarkon klientin e tij se ka vepruar në kundërshtim me “statutin” dhe “kodin e mirësjelljes” së Komitetit ndërministror. Por se sipas avokatit Vokshi, nuk arrihet të vërtetohet nëse ky statut ishte i miratuar.

Në fund, avokati Vokshi i propozoi gjykatës që Tahiri të lirohet nga akuza pasi që Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se i njëjti është i përfshirë në kryejnë e veprës penale me të cilën po ngarkohet.

Më pas shqyrtimi gjyqësor u shpall i përfunduar nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Namani.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri,  drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 26/01/2024 26/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?