KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohet për herë të parë dokumenti që vërteton ditën e saktë të vdekjes së Ismail Qemalit – Detajet interesante
Lajme

Publikohet për herë të parë dokumenti që vërteton ditën e saktë të vdekjes së Ismail Qemalit – Detajet interesante

Kosova News
Kosova News 13:32 -26/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Publikohet për herë të parë dokumentet që vërtetojnë ditëlindjen dhe ditëvdekjen e saktë të Ismail Qemal Bej Vlorës. Dokumenti që vërteton datën e vdekjes është marr në komunën e Peruxhias.

Ndërkohë që dokumenti tjetër që sjellim më poshtë është marr nga regjistri i gjendjes civile në Bruksel, në vitin 1900, i vënë në dispozicion nga Darling Vlora, stërnipin e Ismail Qemalit.

Dita e lindjes së tij sipas këtij dokumenti është 24 janar 1844. Aty pasqyrohen në gjuhën frënge të dhënat personale të Ismail Qemalit dhe të 3 djemve të tij që e shoqëronin.

Ajo që të bën përshtypje është mënyra e regjistrimit të vendlindjes, Vlorë, Shqipëri. Duke pasur parasysh që në këtë periudhë Shqipëria ishte akoma pjesë e Perandorisë Osmane, ky fakt është një tregues i qartë i vetëdijes dhe ndjenjës së përkatësisë së tij shqiptare.

Pas arratisjes së bujshme nga Stambolli më 1 maj 1900, Ismail Qemali shkoi në Athinë, Greqi. Më 16 qershor 1900, ai u nis nga Athina për në Romë. Pas tri javësh qëndrimi në Romë, ai shkoi më pas në Gjenevë, Zvicër, dhe prej andej, më 14 korrik 1900, ai arriti në Paris. Në Paris qëndroi disa javë. Nga Parisi ai shkoi në Londër dhe më vonë në Bruksel, ku vendosi të zhvillojë veprimtarinë e tij patriotike dhe të hyjë në rrethet diplomatike europiane, për t’i shfrytëzuar më mirë situatat e krijuara në interes të Shqipërisë.

Ismail Qemali kishte një dëshirë të hershme për të pasur një organ shtypi për të mbrojtur kauzën shqiptare. Për këtë qëllim, ai i shkroi Faik Konicës, i cili botonte prej disa vitesh gazetën “Albania” në Bruksel, për t’u takuar me të dhe për të parë mundësinë që ta merrte ai gazetën “Albania”.

Ismail Qemalit i pëlqeu shumë Brukseli dhe vendosi që ta zgjidhte si vendbanimin e tij të ardhshëm.  Në fillimin e viteve ‘900, ai punoi së bashku me Faik Konicën për revistën “Albania”. Ai donte të gjallëronte revistën “Albania”, prandaj përfundoi një marrëveshje me Faik Konicën pronarin e saj, dhe mori drejtimin. Marrëdhëniet me Faik Konicën nuk zgjatën shumë. Dhe Ismail Qemalit iu desh të hapte një gazetë tjetër. Ai i  vuri asaj emrin “Le Salut de l’Albanie”. Gazeta shtypej në shqip, turqisht e greqisht. Arsyeja kryesore e nxjerrjes së kësaj gazete ishte mbrojta e kauzës shqiptare. Kauzë të cilën ai do ta vazhdonte me këmbëngulje deri sa mbylli sytë dhe kaloi në amshim në Peruxhia, Itali, më 26 janar 1919.

Nga Evarist Beqiri, Autor i librit “Themeluesi-Lidershipi i Ismail Qemalit”.

Gjithashtu lexoni:

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kosova News 26/01/2024 26/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?