KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Turqia dhe Irani pajtohen për shmangien e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme
Botë

Turqia dhe Irani pajtohen për shmangien e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme

Kosova News
Kosova News 23:01 -24/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se me homologun e tij iranian, Ebrahim Raidis, janë pajtuar për nevojën e shmangies së hapave që do të mund të kërcënonin edhe më shumë stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Takimi i Erdoganit dhe Raisit u zhvillua tri muaj pas nisjes së luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Turqia, që mbështet zgjidhjen me dy shtete për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez, ka kritikuar ashpër Izraelin për ofensivën e tij në Gazë, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka mbështetur hapa ligjorë që Izraeli të ndiqet penalisht për gjenocid.Për dallim nga aleatët e tij perëndimorë dhe disa shtete arabe, Turqia – që është anëtare e NATO-s – nuk e konsideron Hamasin grup terrorist.

Ky grup radikal palestinez kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, gjë që nxiti kundërpërgjigjen ushtarake të Izraelit në Gazë.Irani udhëheq të ashtuquajturin “Bosht të rezistencës”, një koalicion ku bëjnë pjesë Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura myslimane shiite në rajon, grupe që janë përleshur me Izraelin dhe aleatët e tij perëndimorë.

 Teherani po ashtu ka shprehur mbështetje për Hamasin.Duke folur në konferencën për media pas takimit me Raisin në Ankara, Erdogani tha se dy udhëheqësit kanë diskutuar për dhënien fund të sulmeve “çnjerëzore” të Izraelit në Gazë dhe për nevojën e ndërmarrjes së hapave drejt një paqeje të drejtë dhe afatgjatë në rajon.

“Ne u pajtuam për rëndësinë e frenimit nga hapat që do të mund të kërcënonin edhe më shumë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, tha ai, duke shtuar se dy shtetet po ashtu janë pajuar që të vazhdojnë bashkëpunimin ndaj kërcënimeve ndërkufitare të militantëve.

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 24/01/2024 24/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?